Categories: maqedoni

Kumanovë, 160 kërkesa për kompensim pas dëmeve nga stuhia

Një total prej 160 kërkesash për dëmshpërblim janë dorëzuar nga qytetarë dhe subjekte juridike në Kumanovë, pas motit të keq që përfshiu rajonin pak kohë më parë.

Të lidhura

None found

Kërkesat lidhen kryesisht me dëmtimin e çative dhe fasadave të ndërtesave, automjeteve, si dhe me pasojat e përmbytjeve të shkaktuara nga ujërat atmosferike.

Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve do t’i shqyrtojë kërkesat dhe do të kryejë vlerësimet në terren. Në përfundim të këtij procesi, ai do të hartojë një elaborat që do t’i përcillet komisionit përkatës në Qeveri.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, bëri të ditur se stuhia nuk ka shkaktuar vetëm dëme materiale, por ka prekur edhe infrastrukturën rrugore dhe sinjalistikën e komunikacionit.

Sipas Dimitrievskit, në zonat rurale po punohet bashkë me N.P. “Pyjet Nacionale” për zgjidhjen e problemeve të krijuara. Ai tha se janë rrëzuar tre semaforë sinjalizues, ndërsa dëmi më i rëndë ka qenë shembja e kutisë kryesore të kontrollit, ku ndodhet automati i të gjithë semaforëve sinjalizues në Bulevardin “Treta MUB”. Ky defekt është eliminuar, ndërsa ende mbetet për t’u zgjidhur problemi në udhëkryqin pranë Tregut të Gjelbër.

Komuna duhet të sigurojë fondet e nevojshme për blerjen dhe instalimin e sinjalistikës së re. Dëme nga stuhia kanë pësuar edhe institucionet komunale, përveç qytetarëve dhe subjekteve private.

Aleksandar Kërstevski, drejtor i Shtëpisë për të Moshuar në Kumanovë, deklaroi se objekti i institucionit është dëmtuar në disa pjesë.

Ai njoftoi se janë thyer dhe shkulur disa drunj, janë dëmtuar instalime e dritare, ndërsa probleme janë shfaqur edhe në çatinë e objektit dhe në pjesë të tjera. Sipas Kërstevskit, dëmet janë riparuar përmes donacioneve.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga moti i lig, në Kumanovë dhe në rrethinë vijojnë punimet për riparimin dhe largimin e pasojave të stuhisë.

Punonjësit e ndërmarrjeve komunale dhe ekipet e N.P. “Pyjet Nacionale” po largojnë drunjtë e rrëzuar e të shkulur, ndërsa paralelisht po punohet për rikthimin e rrjetit elektrik shpërndarës.

të fundit

Bratu: Human ishte më i rrezikshmi deri në përjashtim, te merkatoja do të presim deri javën tjetër

Florin BratuPartizani me fat ia doli të marrë 1 pikë kundër Teutës në stadiumin “Vora” [...]Read More...

33 seconds ago

Gvozdenovic pas barazimit me Laçin: Një pikë nuk na kënaq, por as nuk na zhgënjen

Ivan GvozdenovicElbasani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Laçit, në ndeshjen e parë të kampionatit në Abissnet…

6 minutes ago

Ballkani merr fitoren e parë të sezonit, mposht Vushtrrinë në Suharekë

Ballkani ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Vushtrrinë me…

7 minutes ago

Për mua, rëndësi ke vetëm ti”/ Letrat e asistentes së Trumpit, Natalie Harp, nxisin dyshime për raportin e saj me presidentin

Një seri letrash personale të asistentes së Donald Trumpit, Natalie Harp, drejtuar presidentit amerikan kanë shkaktuar debate në Shtëpinë e…

7 minutes ago

Dukagjini përballet me Feronikelin ’74, të dyja skuadrat synojnë fitoren e parë

Dukagjini do të jetë nikoqir i Feronikelit 74’ në kuadër të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.Ndeshja…

13 minutes ago

Plagoset një efektiv i FA gjatë furnizimit me ujë në Mirditë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një efektiv i Forcave të Armatosura është dëmtuar gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë, teksa po kryente procesin…

14 minutes ago