Categories: maqedoni

Kryqi i Kuq krijon llogari donacionesh për të ndihmuar banorët e Gostivarit

Për t’u ardhur në ndihmë banorëve të Gostivarit, të cilët po përballen me një epidemi pasi u konstatua se uji nuk është i përshtatshëm për përdorim, Kryqi i Kuq ka hapur një llogari ku qytetarët mund të dhurojnë mjete.

Të lidhura

None found

Nga Kryqi i Kuq theksojnë se shumë familje në Komunën e Gostivarit po përjetojnë pasoja në shëndet dhe në jetën e përditshme për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm. Sipas organizatës, në këto rrethana të vështira, solidariteti, humanizmi dhe uniteti kanë rëndësi të jashtëzakonshme.

Kryqi i Kuq njofton se ekipet e tij ndodhen në terren dhe po zhvillojnë veprimtari për mbështetjen e popullatës së prekur. Aktivitetet humanitare do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, me synimin që ndihma të mbërrijë atje ku nevojitet më shumë.

Organizata vlerëson se çdo kontribut, pavarësisht shumës, përbën mbështetje të rëndësishme për familjet e prekura, pasi mundëson sigurimin e ndihmës së domosdoshme dhe lehtëson përballimin e pasojave të kësaj gjendjeje. Kryqi i Kuq u bën thirrje të gjithëve të dëshmojnë solidaritet dhe humanizëm, duke kontribuar për familjet që kanë nevojë.

Llogaria e Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së është: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620, SHA Banka komerciale, me shenjën: ndihmë për qytetarët e pësuar në Gostivar.

Për dhurimin e mjeteve në valutë të huaj:

NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIAN

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SWIFT CODE: KOBSMK2X

IBAN CODE: MK07300701000001228

të fundit

Bashkimi Evropian vendos sanksione të ashpra kundër Rusisë, Kallas: Po i bëjmë presion të ndalojë luftën

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke e bërë atë më të ashpër…

17 seconds ago

Shkëndija pëson humbje minimale ndaj Bravos, kualifikimi vendoset në Shkup

Shkëndija është mposhtur me rezultat 2-1 nga Bravo në ndeshjen e parë e vlefshme për raundin e dytë të Ligës…

12 minutes ago

Përleshje me sende të forta në Shëngjin, një person mbetet i plagosur

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin ka përfunduar me një person të…

18 minutes ago

Mickoski: Mbi 15 miliardë denarë subvencione u janë paguar bujqve gjatë dy viteve

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me kritikat e…

21 minutes ago

Haxhiu dekreton lirimin e shtatë prokurorëve serbë, avokati tregon hapat që mund të ndjekin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga…

29 minutes ago

Hekuran Berisha realizon, Dinamo e Tiranës siguron barazim të rëndësishëm në Slloveni

Dinamo e Tiranës ka marrë një barazim të madh në ndeshjen e parë për raundin e dytë kualifikues te skuadra…

36 minutes ago