Categories: maqedoni

Kryetari Mexhiti paralajmëron lindjen e një tradite të re kulturore me Festivalin “Çarshia”

Duke shënuar nisjen e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”, që do të zhvillohet në Çarshinë e Vjetër nga sot e deri më 26 korrik, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi fillimin e një tradite të re kulturore për këtë komunë dhe Shkupin.

Të lidhura

None found

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Mexhiti vuri në dukje se, nën udhëheqjen artistike të sopranove Inva Mula dhe Dëshira Ahmeti, të pranishmit do të kenë rastin të shijojnë një program të larmishëm, i cili përfshin muzikë klasike, opera, flamenko dhe zhanre të tjera që ndërthurin trashëgiminë me interpretimet bashkëkohore.

Duke e cilësuar këtë ngjarje si një pasurim të kalendarit kulturor, ai u shpreh se edicioni i parë i këtij festivali, një nismë me synim për t’u kthyer në traditë vjetore, do të zhvillohet në dy objektet më emblematike të trashëgimisë sonë – Suli An dhe Kurshumli An. Sipas tij, këto hapësira gjatë katër netëve do të presin artistë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Kryetari Mexhiti sqaroi se përzgjedhja e këtyre lokacioneve nuk ka qenë aspak e rastësishme. Duke vënë në pah rëndësinë historike, ai theksoi se Çarshia e Vjetër e Shkupit ka shërbyer përherë si pikëtakim i kulturave, njerëzve dhe historisë, andaj beson se pikërisht ky është ambienti i duhur ku arti merr një rol edhe më të fuqishëm në hapësirën publike dhe ndërton një urë të natyrshme mes trashëgimisë sonë dhe krijimtarisë moderne.

Mexhiti shprehu bindjen e tij se investimi në kulturë ka po të njëjtën peshë si investimet në sektorët e tjerë të zhvillimit urban. Në fund të fjalës së tij, nënvizoi se përmes këtyre projekteve hapen dyert për artistët, u ofrohet qytetarëve përmbajtje kulturore cilësore dhe njëkohësisht fuqizohet promovimi i identitetit kulturor dhe historik të Çairit e Shkupit. Synimi i komunës, shtoi ai, është që ky festival të shndërrohet në një platformë të qëndrueshme, e cila do të rritet në cilësi dhe larmi nga viti në vit, duke tërhequr artistë dhe vizitorë nga i gjithë rajoni e më gjerë, dhe duke pasuruar ofertën kulturore të kryeqytetit.

I pranishëm në këtë konferencë ishte gjithashtu edhe ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, përkrah dy artisteve të njohura të operës, Inva Mula dhe Dëshira Ahmeti.

të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, Mbappé dhe Yamal plotësojnë podiumin

Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, ndërsa në podiumin e çmimit prestigjioz e shoqërojnë Kylian Mbappé dhe…

3 hours ago

Harry Kane rrëfen emocionet pas triumfit me “Topin e Artë

Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern…

3 hours ago

Harry Kane shpallet fitues i Topit të Artë për vitin 2026

Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për sezonin e jashtëzakonshëm me Bayern Munichun…

3 hours ago

Alexia Putellas shpallet fituese e Topit të Artë për Femra 2026

Alexia Putellas është shpallur fituese e Topit të Artë për Femra 2026. Futbollistja e Barcelonës dhe e Përfaqësueses së Spanjës…

4 hours ago

Bukayo Saka vlerësohet me Çmimin Socrates për angazhimin e tij humanitar

Bukayo Saka është nderuar me Çmimin Socrates në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, në shenjë vlerësimi për kontributin e…

4 hours ago

Chaos in Bilbao after Vito Quiles event canceled, around 20 people arrested and vehicles set on fire

Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…

4 hours ago