maqedoni

Kryeministri maqedonas: Përballja me krizën energjetike është prioritet për qeverinë

“Me përgjegjësi dhe me përkushtim dhe me vëmendje të plotë u përqendrova në formimin dhe harmonizimin e ekipit të ri që t’i përgatisim dhe zbatojmë përgjigjet më përkatëse të sfidave serioze që na presin”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën e sotme tematike në të cilën pikë e vetme është shënimi i arritjeve të Qeverisë dhe të ministrive në 100 ditët e para të punës.

Kovaçevski i theksoi çështjet më të rëndësishme që janë bërë në këtë periudhë dhe potencoi se Qeveria aktuale mbetet në qëllimin e qartë – të sigurojë siguri dhe vazhdimësi në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë, si dhe një të ardhme evropiane dhe prosperuese për qytetarët.

“Për këtë nevojitet qeverisje efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme. Këto janë cilësitë që i kërkova nga të gjithë ministrat, që pranuan të jenë pjesë e ekipit, i cili së bashku synon t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve pa përjashtim”, tha Kovaçevski.

Prioritet i parë kryesor, theksoi Kovaçevski, është përballja me krizën energjetike, që para së gjithash është krizë energjetike evropiane, ndërsa ndjehet edhe te ne, ndërsa mori dimensione shqetësuese shtesë me luftën në Ukrainë.

“Ballafaqimi me krizën energjetike është prioritet i parë kyç, i cili në radhë të parë është krizë energjetike evropiane dhe që ndjehet edhe në vendin tonë, kurse ka marrë dimensione shqetësuese shtesë me luftën në Ukrainë, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevsk”

Kovaçevski theksoi se agresioni ushtarak në Ukrainë nuk u përball me sfida historike si anëtare e NATO-s, siç tha ai, së bashku me aleatët tanë për t’iu përgjigjur këtij akti anti-qytetërues, siç është shkelja brutale e së drejtës ndërkombëtare dhe e të gjitha konventave për paqe dhe sigurinë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se prioritet i radhës është mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve dhe përkrahja e kompanive në drejtim të krizës ekonomike, e cila rrjedh nga kriza energjetike dhe ushtarake.

Përmbushja e synimeve në lidhje me projektet e mëdha infrastrukturore, tha Kovaçevski, është gjithashtu prioritet dhe integrimi evropian është po aq i rëndësishëm sa edhe qëllimi ynë strategjik./alsat

të fundit

Horoskopi 26 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Mirë është të mos bëni asgjë të përshpejtuar gjatë kësaj dite sepse përndryshe keni për të pasur probleme. Për…

7 hours ago

“Bisedë e mirë”, Von der Leyen reagon pas telefonatës me Trump: Na duhet kohë deri më 9 qershor për një marrëveshje të mirë tregtare

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kërkoi kohë deri…

7 hours ago

Rrëfimi i rrallë i Laert Vasilit për të atin e ndjerë: Për shumë vite nuk folëm

Artisti i njohur Laert Vasili, në një intervistë ndryshe me Edi Manushin në “E diell”, ka rrëfyer gjithçka nga fëmijëria…

7 hours ago

48-vjeçari përfundon në spital, policia: Është vetëplagosur aksidentalisht me armën e tij duke e pastruar

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Freskut, në Tiranë, ku një 48-vjeçar ka…

7 hours ago

Duhet të largohen 3 deputetë nga lista e mbyllur, habit Myslym Murrizi: Në shtator do jem në parlament

Kandidati i listës së hapur i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës që nuk arriti të siguronte një ulëse në…

8 hours ago

VIDEO/ U harruari i Silvinjos bën mrekullinë me skuadrën e tij dhe shpallet kampion i Kroacisë

Lindon Selahi është shpallur kampion i Kroacisë me Rijekën. 26-vjeçari që u kthye në lider te mesfusha e skuadrës këtë…

8 hours ago