Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka marrë vendim për ndryshimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, me një ulje mesatare prej 0,27 % krahasuar me vendimin e datës 22.06.2026.
None found
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet me 0,50 den/litër.
Në të njëjtën kohë, benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të kenë rritje prej 0,50 den/litër në çmimin e shitjes me pakicë.
Çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbetet i pandryshuar, ndërsa ai i Мazutit М-1 SU ulet me 0,796 den/kg dhe do të jetë 41,495 den/kg.
KRRE njoftoi se nga data 30.06.2026, në ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të përcaktohen si vijon:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 84.50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 86.50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 80.00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 79.50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 41.495 (denarë/kilogram).
Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…
Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…