maqedoni

​Kovaçevski takohet me Kurtin në Ohër: Uroj biseda produktive

Kryeministri Albin Kurti është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, pak para nisjes së takimeve në kaudër të dialogut Prishtinë-Beograd që do të mbahen në Ohër.

Edhe pse nuk ka pasur deklarime për media, në një postim në Facebook, kryeministri i Maqedonisë i uroi Kurtit një ditë të suksesshme dhe bisedë produktive.

“Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj një ditë të suksesshme dhe biseda produktive dhe të suksesshme dhe në të njëjtën kohë e përgëzoj për përkushtimin e shprehur për të ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, shkroi Kovaçevski.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që vendet e rajonit të kenë marrëdhënie fqinjësore dhe të rrugëtojnë së bashku drejt të ardhmes evropiane.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore, marrëveshja në vend të konfliktit dhe zhvillimi në vend të regresionit janë postulate që duhet të na çojnë ne, politikanëve të shekullit të 21-të, të cilët duam t’i udhëheqim vendet tona, dhe rrjedhimisht edhe Ballkanin Perëndimor drejt një të ardhmeje më të mirë evropiane”, përfundoi Kovaçevski.

të fundit

Parashikimi i motit 31 Maj 2025, kthjellime dhe temperatura deri në 30°C

Ditën e sotme, Shqipëria vijon nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët…

6 minutes ago

VIDEO / Shënoi gol në finale dhe priti dy penallti, Etrit Berisha i jep Kupën e Suedisë skuadrës së Hacken

Etrit Berisha ishte protagonisti absolut në finalen e Kupës së Suedisë, duke udhëhequr skuadrën e tij Hacken drejt triumfit ndaj…

7 hours ago

Horoskopi 31 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do…

8 hours ago

Pesë shenjat e hershme që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë

Tensioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse nuk kontrollohet,…

8 hours ago

E qëlluan tri herë me pistoletë, flet 36-vjeçari i plagosur në Durrës: Më kanë ngatërruar, s’kam konflikte

Arbër Goreja, 36-vjeçari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Fllakë të Durrësit ka…

8 hours ago

Elia Zaharia flet për divorcin: ‘Ishte një periudhë komplekse’

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit…

8 hours ago