maqedoni

Kovaçevski – Scholz: Vendimi i qartë për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut është me rëndësi strategjike për BE-në

Sipas shërbimit për shtyp të Qeverisë maqedonase, gjatë takimit bashkërisht u konstatua se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë bazohen në dialog shumë intensiv politik dhe kanë dinamikë të theksuar të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë se Gjermania mbetet një nga partnerët kryesorë politik të Maqedonisë së Veriut dhe një aleat dhe mbështetës i rëndësishëm në procesin e integrimeve evropiane të vendit tonë, i cili gjithashtu ishte inkurajuar dhe nxitur përmes disa projekteve rajonale, siç është Procesi i Berlinit për plotësimin e rekomandimeve të BE-së dhe reformat e nevojshme nga agjenda evropiane.

Gjatë bisedës u theksua se në prag të samitit të BE-së në qershor të kryesuar nga Franca, pritet një mesazh i qartë dhe një hap nga Brukseli për zhbllokimin e procesit të zgjerimit me fillimin e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si vend që ka plotësuar të gjitha kriteret, kushtet dhe si vendim strategjik me rëndësi sigurie për Evropën, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Republika Federale e Gjermanisë, ishte thënë në takimin Kovaçevski-Scholz, mbetet e përkushtuar që të jetë partneri më i rëndësishëm tregtar i vendit tonë, gjë që vërtetohet nga numri më i madh i kompanive gjermane të pranishme në Maqedoninë e Veriut, në të cilat punojnë më shumë se 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut./alsat

të fundit

EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka…

17 minutes ago

Ëndrra e Shqipërisë, trajneri i pretendentëve në Angli: Ky sulmues mund t’i dërgojë në Botëror, nuk do të më habisë

Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri…

1 hour ago

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.…

1 hour ago

Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200…

1 hour ago

Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Në një nga…

2 hours ago

Hetimi i SPAK për Belinda Ballukun/ Zbardhën përgjimet e reja: Isha dje me Bashkimin, mund të bëhet shumë ushtar, po i bej nderin jetës me Thumanë-Kashar…

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, zv kryeministre dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës,…

2 hours ago