Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se LSDM-ja dhe koalicioni mbeten në qëndrimin se nuk do të pranojnë takim në të cilin do të flitej për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse siç u shpreh ai vendi dhe e gjithë Evropa janë në një krizë të thellë dhe janë në pritje të një dimri shumë të vështirë.
“Lidhur me takimin që në agjendë ka zgjedhjet e parakohshme, kemi thënë se takim i tillë nuk duhet të mbahet, pasi një kërkesë e tillë vjen në momentin e krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë. Para nesh është dimri më i ashpër me të cilin duhet të përballemi”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk
None found
Ditët e fundit të korrikut, duke filluar që nga nesër vendi do të “pushtohet” nga një masë e të nxehtit…
Ndërtimet pa leje që shtrihen në zonën e mbrojtur të UNECO-s rreth Liqenit të Ohrit do të rrënohen, thotë kryetari…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përballur me protestues menjëherë pas përfundimit të deklaratës së tij…
Rrugët e Shqipërisë përgjaket çdo ditë nga aksidentet automobilistike, duke lënë pas qindra të lënduar dhe jetë të humbura. Raporti…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim ministrin e Deleguar për Europën të Republikës Franceze,…
UEFA ka miratuar një sistem të ri për kualifikimet e Euro 2028, duke vendosur që edhe vendet organizatore të marrin…