Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski derisa komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, përfshi edhe bllokimin e Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së, iu bëri thirrje të gjithë deputetëve që të punojnë në interes të qytetarëve dhe jo në interes të partive politike.
“Bëhet fjalë vetëm për kërkesë të VMRO-në, këtë e bëjnë për qëllime politike, për interesa personale. Edhe njëherë ju bëj thirrje që të gjithë deputetët në kuvend të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të partive politike. Kuvendi është vendi ku të gjitha partitë politike kanë përfaqësues. Kuvend është vendi ku në mënyrën më demokratike mund të bisedohet për të gjitha çështjet dhe jo të bllokohet puna e kuvendit, sepse kjo nuk sjell asgjë të mirë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk
Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për më shumë intimitet…
Ethereum, kriptomonedha më e popullarizuar pas Bitcoin, i tejkaloi rivalët e saj gjatë fundjavës, duke udhëhequr një rritje më të…
Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë vendin kanë detyruar evakuimin e qindra banorëve dhe kanë shkaktuar djegien e disa banesave…
Banorët në Delvinë prej disa orësh po përballen me pamje apokaliptike teksa flakët afrohen minutë pas minute drejt banesave të…