Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht vendet që kanë shënuar progresin më të madh drejt anëtarësimit në BE. Pas tyre vijnë Moldavia dhe Ukraina, ndërsa Bosnjë-Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndodhen ende në një fazë më të hershme të procesit. Serbia, sipas saj, përbën një rast të veçantë.
None found
Sipas Kos, zgjerimi i BE-së ndodhet përpara një “dritareje mundësie”, por kandidatët duhet të zbatojnë reformat dhe të përmbushin kriteret e vendosura. Ajo deklaroi se Mali i Zi mund t’i plotësojë kushtet deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
“Ky është “muri im i zgjerimit”: kemi grupin kryesor të vendeve, me Malin e Zi dhe Shqipërinë, të ndjekura nga Moldavia dhe Ukraina. Në mes, nuk kemi filluar ende me Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, dhe pastaj është rasti i Serbisë. Këtë vit, po arrijmë më shumë në zgjerim sesa në 25 vitet e fundit” shprehet ajo.
Sa i përket Ukrainës, komisionerja evropiane vlerësoi se anëtarësimi i saj deri më 1 janar 2027 nuk është i realizueshëm. Ajo theksoi se rruga drejt anëtarësimit duhet të përcaktohet nga meritat dhe përmbushja e kritereve. Në lidhje me Serbinë, Kos kritikoi glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe mohimin e gjenocidit, duke kërkuar që Beogradi ta tregojë përmes veprimeve angazhimin e tij për integrimin në BE.
Kos veçoi gjithashtu rolin e Italisë në mbështetje të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ajo shtoi se BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e vendimmarrjes, në mënyrë që të jetë e gatshme për një zgjerim që do të përfshijë një numër më të madh shtetesh anëtare.
Mamografi mobil do të jetë në shërbim të qytetareve gjatë gjithë muajit tetor, në kuadër të Muajit Rozë, nga Dragashi…
Sot shënohet dita e 124-t e protestës qytetare, ndërsa qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Pas…
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të premte në Peshkopi, ku një pikë karburanti është kërcënuar me shpërthim përmes…
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se aktualisht nuk ka marrëveshje, ndërsa la të…
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…
Babai i një prej lojtarëve të rinj të Manchester Cityt ka hedhur dritë mbi një detaj të mundshëm në kontratat…