maqedoni

Korridoret 8 dhe 10D, vazhdojnë përplasjet mes Grubit dhe VMRO-së

VMRO-DPMNE-ja thotë se zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, gënjen dhe manipulon kur bën krahasim të ndërtimit të pjesëve të Korridoreve 8 dhe 10D në vendin tonë, me ndërtimin që Behtel-Enka ka bërë në Serbi. Sipas tyre, projekti në Serbi është zhvilluar me tender, jo me marrëveshje në katër sy, pa ndryshim ligjesh, pa barazuar ndërtimet ligjore me ndërtimet e jashtëligjshme, pa prekur lokalitetet arkeologjike dhe pa penale mbi qindra mijëra euro.

“Artan Grubi pranon se pas marrëveshjes së dëmshme të firmosur nga krim-qeveria e BDI-së dhe LSDM-së do të paguhen penale prej qindra milionë euro. Kanë firmosur marrëveshje pa legjitimitet nacional dhe pa konsensus. Tani Grubi thotë se nuk do t’i pengojë asgjë dhe kjo do të kushtojë qindra milion euro më shumë për shkak se projekti do të vazhdohet për dy vite të tjera, për shkak të mos-ndryshimit të ligjeve”, tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Të lidhura

None found

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se Qeveria e ardhshme e tyre, pas kësaj marrëveshje të firmosur ka dy opsione, e para është që të shkëpusë marrëveshjen dhe të humbë para gjyqit në Paris. E dyta, të respektohen ligjet ekzistuese dhe në bazë të atyre procedurave të bëhet projekti.

Zv/kryeministri Grubi i përgjigjet partisë opozitare duke e akuzuar atë për dëmet e shkaktuara kur VMRO-DPMNE-ja ka qenë në pushtet. Duke e injoruar faktin që partia e tij ka qenë po ashtu pjesë e atij pushteti në periudhën që Grubi i referohet, ai shkruan:

“Asgjë s’kanë ndryshuar në këto 33 vite, asnjë vendim të mirë për shtetin nuk e kanë marrë, perkundrazi, i hodhën 1 miliardë euro në stiropor e marrëzira antikuizimi për Shkupi 2014, sollën Subrata Roj, na përgjuan 1 milion herë, na arrestonin, akuzonin dhe gjykonin vet, na sollën togfjalëshin shtet i kapur, na rrënuan marrëdhëniet me dhe , 11 vjet na mbajtën larg NATOsë dhe na sollën dhe . MOS HARONI: Opozita, VMRO dhe Levica, me bllokadën e ligjeve në Kuvend, do ta kushtojë shtetin mbi 150 milion euro dhe dy vite humbje kohe. Realizimin e projektit nuk mund ta ndalin në asnjë mënyrë të vetme, vetëm mund ta shtrenjtojnë dhe vonojnë përfundimin e autostradave”, shkruan Grubi.

Qeveria premton se pjesët e autostradave të Korridoreve 8 dhe 10D, në rast se miratohen ligjet që janë në procedurë, do të jenë gati më 31 dhjetor të vitit 2027. Ndërtimi i 110 kilometrave në total, për momentin parashikohet të kushtojë 1.3 miliardë euro. /Alsat.mk

të fundit

LVV dhe PDK diskutojnë hapat për Projektligjin për Dhomat e Specializuara

Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar diskutime me Partinë Demokratike të Kosovës për mënyrën se si do të vazhdohet me Projektligjin…

45 seconds ago

Të enjten seancë në Kuvendin e Kosovës, në shqyrtim katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, më 12 nëntor, duke filluar nga ora 10:00. Kështu…

12 minutes ago

Mickoski: Provimi i jurisprudencës nuk do të zhvillohet plotësisht në shqip, maqedonishtja mbetet gjuha e sistemit gjyqësor

Sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e lingua franca, që është gjuha maqedonase, dhe kjo lidhet me sundimin e…

17 minutes ago

Reforma Zgjedhore mbledh PS-në dhe PD-në, Berisha kërkon lista të hapura dhe kundërshton axhendën e Gjiknurit

Reforma Zgjedhore rikthen në tryezë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, ndërsa opozita ka bërë të qarta kushtet e saj për…

18 minutes ago

Ballkani përfundon bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj

Sami Sermaxhaj më nuk është trajner i Ballkanit të Suharekës, ka njoftuar të hënën ekipi i Superligës së Kosovës në…

27 minutes ago

Hoxha accuses the director of the Public Health Institute over demand for official communication only in Macedonian; criticizes VLEN’s silence

Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…

31 minutes ago