Categories: maqedoni

Konvikti “Pellagonia” mbyllet për dy vjet, rreth 500 studentë shqiptarë mbeten pa akomodim

Pa energji elektrike dhe me kushte të amortizuara, Shtëpia studentore “Pellagonia” në Shkup ngjan me një godinë të braktisur. Hapësirat e saj janë të mbushura me papastërti, ndërsa inventari është i vjetëruar, dhomat nuk ofrojnë kushte të mira banimi, pllakat janë dëmtuar dhe tavani ka pësuar çarje. Deri në këtë pranverë, në këtë konvikt qëndronin rreth 1,000 studentë nga të gjitha vendbanimet e Maqedonisë që studionin në Shkup.

Të lidhura

None found

Sipas gazetarit të TV21, Adnan Qaili, rreth 1,000 studentë pritej të akomodoheshin në “Pellagonia” më 15 shtator, por Ministria e Arsimit ka vendosur që objekti t’i nënshtrohet një rinovimi që do të zgjasë dy vjet. Meqë tenderi ende nuk është shpallur, rreth 500 studentë shqiptarë nuk kanë ende një zgjidhje për strehimin e tyre në vitin e ri akademik.

Gjatë punimeve, në objekt planifikohet të instalohen panele fotovoltaike dhe të realizohen izolime për rritjen e efikasitetit energjetik. Drejtori i konviktit, Orhan Aliu, tha se ndërhyrjet synojnë të shmangin faturat e larta të energjisë elektrike, të cilat arrijnë deri në 1 milion denarë në muaj, pasi objekti tarifohet me çmime të shtrenjta dhe jo me tarifat që zbatohen për objektet shkollore.

Aliu theksoi se një pjesë e madhe e studentëve shqiptarë zgjedhin këtë konvikt për shkak të afërsisë me Universitetin “Nënë Tereza” dhe Universitetin “Shën Kirili dhe Metodia”. Ky i fundit, sipas tij, sivjet është i mbyllur për rikonstruim, ndërsa ende nuk dihet se ku do të akomodohen studentët.

“Shumica e studentëve shqiptar janë të akomoduar këtu për shkak të lokacionit të Universitetit ‘Nënë Tereza’ dhe ‘Shën Kirili dhe Metodia’ ku sivjet për fat të keq është i mbyllur për rikonstruim dhe nuk e dimë studentët ku do të shkojnë… Të gjithë studentët do të transferohen nëpër konviktet e tjera. Tani është problem se Konvikti Pellagonia dhe Konvikti Seniçe janë të mbyllura, ndoshta do të ketë numër më të lartë të studentëve. Tani problemi akomodimit të studentëve do të jetë në kurriz të Ministrisë”, tha Orhan Aliu.

Drejtori i “Pellagonisë” foli edhe për keqinterpretimet që, sipas tij, janë bërë lidhur me raportin e Revizionit për vitin 23-24. Ai mohoi pretendimet për keqpërdorime në furnizimin me ushqime të mensës studentore, duke sqaruar se në tender sasitë maten në kilogramë dhe jo në copë, siç është raportuar në mënyrë të pasaktë nga disa media.

“Këtu bukën e matim me kg, si buka fill dhe buka e misrit 76 denarë dhe buka tjetër 70 denarë, kur të llogaritet me kg i bie më lirë se jashtë. Këtu gjevrekët që thanë 127 denarë një copë është gabim se këtu llogariten në kg që llogariten 10 copa që përpjesëtim i bie 14,7 denarë për një gjevrek”, u shpreh Orhan Aliu.

Ministria e Arsimit ka konfirmuar për TV21 se Shtëpia studentore “Pellagonia” është mbyllur përkohësisht dhe se punimet ndërtimore pritet të nisin deri në fund të këtij viti. Megjithatë, nga dikasteri bëjnë të ditur se ende nuk dihet se kur do të zhvillohet procedura për përzgjedhjen e kompanisë. /tv21

të fundit

Glenn Close prek fansat duke veshur bluzën e nënës së ndjerë: Ndihem e bekuar

Aktorja e njohur Glenn Close ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment të qetë dhe emocional…

34 seconds ago

Thirrja e fundit para katastrofës: Si një drejtues shkolle në Nepal shpëtoi 1,643 jetë nga përmbytja vdekjeprurëse

Një histori heroizmi ka dalë në pah mes katastrofës shkatërruese që goditi Nepalin, ku një mësues arriti të shpëtonte 1,643…

5 minutes ago

Mehani padit për shpifje kreun e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Hysni Mehani, ka bërë të ditur se ka paditur për shpifje Hysni Gucatin, kryetar i…

5 minutes ago

Haxhiu: Marrëveshja mes Kurtit dhe Abdixhikut duhet të përmbyllet sa më shpejt

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur shpresën se marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike…

6 minutes ago

Emiliano Martinez zyrtarisht pjesë e Chelsea, kampioni i botës transferohet nga Aston Villa

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e portierit argjentinas Emiliano Martinez nga Aston Villa.Portieri 33-vjeçar, pjesë e Argjentinës që triumfoi në Kupën…

7 minutes ago

Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e flakëve/ Tre vatra zjarri në Madhesh të Matit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Tre vatra zjarri janë aktivizuar në fshatin Madhesh, në njësinë administrative Ulëz, Bashkia Mat. Për shuarjen e flakëve drejt zonës…

14 minutes ago