Dy persona, S.I. (20) nga fshati Lisec dhe R.Xh. (20) nga Tetova, janë ndaluar dje, më 24.09.2026, rreth orës 20:25 në Tetovë. Sipas njoftimit të MPB-së së Maqedonisë, ata dyshohen për kryerjen e veprës penale nga neni 215 i Kodit Penal, që lidhet me prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.
None found
Operacioni u realizua nga nëpunësit policorë të Njësisë për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Tetovë, pas sigurimit të një urdhri gjykate për kontrollin e banesës dhe hapësirave ndihmëse të R.Xh. në Tetovë.
Gjatë bastisjes, policia gjeti dhe sekuestroi tri paketime të mëdha, si dhe një qese najloni që përmbante marihuanë.
Të dyshuarit janë shoqëruar dhe mbajtur në stacion policor. MPB bëri të ditur se, pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të dorëzohet kallëzim përkatës.
Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Ai tha se edhe…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social X disa postime të bëra më herët nga gazetari rus Chay Bowes,…
Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe magazinë të mbushur me bar të…
Mijëra klientë të disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me probleme në…
Është mbyllur protesta e 170-të në Tiranë. Gjatë ditës së sotme, pati tensione të herëpashershme mes policisë dhe qytetarëve. Policia…