Me ndryshimet e statutit të ASh-së, të miratuara në Kongresin e jashtëzakonshëm që është mbajtur dje në Shkup nga krahu i Arben Taravarit, do të ketë ndryshime në Kuvendin e partisë.
Ziadin Sela nuk do të jetë më kryetar i Kuvendit të ASh-së dhe funksionin e tij do ta bartë lideri aktual i partisë, Arben Taravari, bëhet e ditur nga ASH-ja, transmeton TV21.
Blerant Ramadani në paraqitje para mediave ka bërë të ditur se janë shfuqizuar edhe vendimet e marra në mbledhjen e Kuvendit të ASh-së, të thirrur nga Ziadin Sela më 10 shkurt 2024 në Shkup.
Ja disa nga vendimet që i kanë sjellë delegatët e ASh-së në kongresin e djeshëm:
“U miratua kandidatura për President të Republikës e Kryetarit të Partisë, Arben Taravari, si propozim i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët i përkrahur nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit dhe 8 majit 2024”.
“U shfuqizuan vendimet e mbledhjes jolegjitime të Kuvendit të Partisë, mbajtur në më 10 shkurt 2024, pasi që e njëjta u karakterizua me shkelje të shumta statutare, manipulime dhe falsifikime tanimë të faktuara, për të cilat sot të karakterizuar me manipulime dhe falsifikime Aleanca për Shqiptarët paralajmëroi ngritjen e një padie penale ndaj abuzuesve”.
“U miratua ndryshimi i statutit të Aleancës për Shqiptarët, duke shfuqizuar ndryshimet statutare të miratuara në Kongresin e III të jashtëzakonshëm mbajtur më 24 dhjetor 2022, dhe rikthyer versionit paraprak të statutit, miratuar më 27 mars 2022 në Kongresin e II të Partisë, me synim të eliminimit të disfunksionaliteteve në vendim-marrjen partiake. Një nga implikimet imediate të këtyre ndryshimeve është çbërja e pozitës së Kryetarit të Kuvendit dhe të kompetencave të organit të njohur paraprakisht si Kryesia e ngushtë e partisë”.
Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18-vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet…
Pak pas orës 01:30 të mëngjesit të Vitit të Ri, një zjarr i fuqishëm përfshiu barin “Le Constellation” në vendpushimin…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ditën e sotme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…