Categories: maqedoni

Konfirmohen dobësi në “Termini im”, mungon mirëmbajtja e rregullt dhe ka rrezik për keqpërdorim të të dhënave

Nga 1 janari i vitit 2021 deri më 30 prill të këtij viti, platforma “Termini Im” ka qëndruar pa kontrata mirëmbajtjeje për 738 ditë gjithsej, çka përbën 37.9 për qind të periudhës së shqyrtuar. Marrëveshjet për mirëmbajtje janë nënshkruar çdo vit, pa u garantuar vijimësia e shërbimit.

Të lidhura

None found

Gjatë po kësaj periudhe, 333.3 milionë denarë (5.42 milionë euro) janë shpenzuar për mirëmbajtjen e “Termini Im” dhe sistemeve të ndërlidhura në ISHP. Nga kjo shumë, vetëm nëntë për qind i dedikohet sistemit kombëtar të informacionit shëndetësor, ndërsa 91 për qind shkon për sisteme të tjera të shëndetit publik.

Këto të dhëna dalin nga raporti përfundimtar i Zyrës Shtetërore të Auditimit, i cili u përqendrua te sistemet e informacionit me temë “Termini Im – optimizimi i proceseve shëndetësore dhe përmirësimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor”.

Në analizë nuk janë përfshirë kostot e softuerit aplikativ dhe mirëmbajtja e tij nga mjekët e kujdesit parësor apo institucionet private shëndetësore. Gjithashtu u konstatua se 48 për qind e investimeve totale në ISHP për sisteme të tjera informacioni janë përqendruar në tri kompani softuerësh, çka sinjalizon një rrezik të lartë përqendrimi dhe konkurrence të kufizuar.

Për shkak se nuk është kryer asnjë analizë funksionale e nevojave për personel në Administratën e Shëndetit Elektronik, vetëm 29 për qind e numrit të planifikuar të punonjësve është arritur të plotësohet. Një pjesë e nevojave mbulohet përmes kontratave të punës, të cilat rinovohen çdo vit.

Në aspektin e menaxhimit institucional, auditimi ka evidentuar se Administrata e Shëndetit Elektronik, edhe pse është përgjegjëse për zhvillimin dhe avancimin e sistemit të integruar të informacionit shëndetësor, nuk posedon autoritetin ligjor për të zhvilluar prokurime publike që lidhen me “Termini Im”.

Një problem tjetër i identifikuar është se emri “Termini Im” nuk është regjistruar dhe mbrojtur nga institucionet shtetërore, por nga një operator ekonomik privat me të cilin Ministria e Shëndetësisë nënshkruan kontrata mirëmbajtjeje. Kjo nënkupton se Ministria nuk e zotëron të drejtën e autorit mbi këtë emër, ndërsa një subjekt privat e kontrollon atë, duke krijuar rrezik për konflikte mbi pronën intelektuale të “Termini Im”, theksohet në raport.

Sistemi qendror për regjistrimin elektronik të orarit të punës dhe ai kombëtar për operacionet materialo-financiare e kontabël në institucionet publike shëndetësore nuk janë krijuar ende. Ndërkaq, sistemi për regjistrimin e pajisjeve mjekësore nuk funksionon me kapacitet të plotë për shkak të të dhënave jo të plota, ndërsa mungesa e sistemeve funksionale kombëtare lidhet drejtpërdrejt me mungesën e stafit shëndetësor.

Autoriteti i Shëndetit Elektronik dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë vendosur standarde për certifikimin dhe miratimin e zgjidhjeve softuerike në shëndetin publik, as mekanizma për verifikimin dhe kontrollin e të dhënave që futen në sistem. Gjatë një kontrolli në terren u konstatua se në disa institucione publike shëndetësore mungojnë listat e ekzaminimeve të planifikuara.

Këto praktika krijojnë rrezik që personat pa termin të planifikuar, duke përdorur referime prioritare pa termin apo referime emergjente, të kalojnë përpara pacientëve që kanë rezervuar terminin në mënyrë të rregullt dhe kanë pritur për një kohë më të gjatë.

të fundit

Fillon procesi gjyqësor ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

Ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Shehollit, i cili po përballet me akuzat e Prokurorisë…

1 minute ago

Federata e Alpinizmit kërkon zbardhjen e heqjes së shqiponjës dykrenare nga Korabi

Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor ka lëshuar një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e raportuar pak ditë më…

4 minutes ago

Nga akademia e Watfordit te Partizani, Andi Janjeva kërkon vend titullari për derbin kundër Tiranës

Partizani - TiranaQendërmbrojtësi i Partizanit, Andi Janjeva, po vazhdon përgatitjet me seancat stërvitore te ekipi i Partizanit, ndërsa tregon se…

4 minutes ago

Zotëria i Parë” shpallet shfaqja më e mirë e Festivalit të Dibrës

Të martën, në Qendrën për Kulturë në Dibër, përfundoi Edicioni i 25-të i Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, Dibër. Në…

4 minutes ago

Transportonin 4 afganë drejt Malit të Zi, arrestohen dy shtetas të huaj në Shkodër

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Policia bën me dije se arrestimi…

9 minutes ago

Video/ Para gjykatës me pranga, ish-ministri i Kulturës në qeverinë Orban përballet me akuzat për keqpërdorim fondesh

Ish-ministri hungarez i Kulturës dhe Inovacionit, aktualisht deputet i Fidesz-it, Hankó Balázs, është paraqitur të enjten në Gjykatën e Rrethit…

12 minutes ago