maqedoni

Konferencë për marrëdhëniet mes RMV-së dhe Bullgarisë, Atanasov: Kërkesa për futjen e bullgarëve në Kushtetutë është e pakuptimtë

Marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë janë përkeqësuar, sidomos pas hapjes së klubeve kulturore që nuk janë asgjë tjetër veçse një provokim. Këtë e deklaroi Dimitar Atanasov, historian bullgar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë para debatit të sotëm. Ai shton se e gjithë kjo është nisur nga pala bullgare.
“Fatkeqësisht, kohëve të fundit marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë janë përkeqësuar, sidomos me iniciativat për hapjen e të ashtuquajturave klube kulturore nga të dyja vendet. Në fakt, doli se bëhet fjalë për një provokim dhe fatkeqësisht Bullgaria e nisi këtë, gjegjësisht pala bullgare erdhi në krye të asaj fushate provokatore. Maqedonia u përgjigj, gjë që gjithashtu është e dëmshme për marrëdhëniet.”- deklaroi Dimitar Atanasov, historian dhe anëtar i ASHB-së.

Ndryshe nga kërkesat dhe kushtëzimet e Bullgarisë, Atanasovi konsideron se futja e bullgarëve në Kushtetutë është e pakuptimtë dhe se Sofja zyrtare duhet të lejojë që Maqedonia t’i zhvillojë negociatat me BE pa asnjë kusht. Në të dyja vendet ka subjekte politike të cilat duan që marrëdhëniet të përkeqësohen, por në Bullgari prijësi i këtyre fushatave është Presidenti, Rumen Raden, vlerëson Atanasovi.

Të lidhura

None found

“Unë mendoj se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është një kërkesë absolutisht e pakuptimtë. Pra, edhe me, edhe pa këtë kërkesë, Bullgaria duhet t’i lejojë Maqedonisë së Veriut të negociojë me Bashkimin Europian. Edhe institucionet bullgare nuk ndalojnë
t’i përkeqësojnë marrëdhëniet, ku Presidenti bullgar së fundmi erdhi në krye të kësaj fushate.”- tha Dimitar Atanasov, historian dhe anëtar i ASHB-së.

Drejtori ekzekutiv i “Eurotink-ut”, Dimitar Nikollovski, shprehet i sigurt se do të ketë pajtim mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, por, shton se është e nevojshme që të dyja palët të punojnë në këtë drejtim.

“Jam i sigurt se Bullgaria dhe Maqedonia do të pajtohen, tash për tash nuk do të jepja ndonjë recetë të veçantë apo ndonjë pikë, por jam i sigurt, nuk kam asnjëfarë dyshimi se një gjë e tillë do të ndodhë. Megjithatë, duhet punuar më shumë për t’i ulur tensionet, veçanërisht mes dy shoqërive. Kështu që, unë mendoj se duhet të jemi sa më pak të ngarkuar me atë që po e thotë Xhambaski nga ana e Bullgarisë dhe të mos e trajtojmë Bullgarinë vetëm përmes prizmit të asaj që thotë Xhambaski.”- tha Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i “EUROTINK-ut”.

Pas bllokadës dyvjeçare nga ana e Bullgarisë për start të negociatave me BE, vitin e kaluar ajo dha dritë jeshile, por me kusht që së pari komuniteti bullgar të futet në Kushtetutë, e pastaj ta vazhdojmë zyrtarisht rrugën tonë europiane me hapjen e klasterëve. Afati për ndryshimet kushtetuese është deri në nëntor të këtij viti./tv21

të fundit

Pse Messi ecën kaq shumë në fushë? Statistikat zbulojnë strategjinë që ka habitur të gjithë

Edhe pse shpesh duket sikur vetëm ecën në fushë, Lionel Messi po dëshmon edhe një herë se futbolli nuk fitohet…

4 minutes ago

Burrull kundërshton anulimin e golit të Egjiptit dhe vë në dyshim vendimin e Letexier

Eksperti i gjykimit, Alfonso Burrull, ka kritikuar vendimin e gjyqtarit François Letexier për të anuluar golin e dytë të Egjiptit…

10 minutes ago

Marta Kos: Asnjë shtet kandidat për në BE nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë garanci gjatë procesit të anëtarësimit

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se asnjë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) nuk ka…

11 minutes ago

Terras i kërkon Kurtit të punojë për koalicion të qëndrueshëm dhe zgjedhjen e presidentit

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të angazhohet…

13 minutes ago

Netanyahu kundër Trump për F-35-të e Turqisë: Shitja e avionëve do të prishë ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dalë publikisht kundër mundësisë që Shtetet e Bashkuara t’i shesin avionë luftarakë F-35 Turqisë, vetëm…

18 minutes ago

Messi regjistron një rekord negativ në Botëror pas penalltisë së humbur ndaj Egjiptit

Lionel Messi përjetoi një tjetër moment zhgënjyes nga pika e bardhë gjatë përballjes së Argjentinës ndaj Egjiptit, duke vendosur një…

22 minutes ago