Categories: maqedoni

Komuna e Çairit sqaron incidentin me thika: Ngjarja nuk ndodhi brenda territorit tonë

Komuna e Çairit ka reaguar përmes një njoftimi për media lidhur me incidentin e rëndë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë, duke shprehur keqardhje të thellë dhe uruar shërim sa më të shpejtë për të.

Të lidhura

None found

Institucioni vendor thekson se ngjarja nuk është regjistruar në territorin e Komunës së Çairit. Sipas saj, zbardhja e plotë e rastit dhe përcaktimi i rrethanave u takojnë institucioneve kompetente.

Komuna u ka bërë thirrje mediave që, për shkak të ndjeshmërisë së situatës dhe faktit se të përfshirët janë të mitur, të tregojnë kujdes në raportim dhe të verifikojnë me saktësi të dhënat, përfshirë vendndodhjen e incidentit, për të mos krijuar perceptime të pasakta në opinion.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se i mituri i plagosur ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe po lufton për jetën.

“Një person aktualisht është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën. Bëhet fjalë për një të mitur, ndërsa sipas informacioneve fillestare të marra nga shërbimet e Ministrisë, edhe personi që ka kryer veprën penale është i mitur. Fëmija me lëndime të rënda trupore dhe fëmija që i ka shkaktuar ato janë të së njëjtës gjeneratë, të lindur në vitin 2012”, deklaroi ministri./Telegrafi/

të fundit

Profesori Muhamet Racaj: Deklarata e Daçiqit kërkon vigjilencë dhe koordinim ndërkombëtar nga Kosova

Prof. Dr. Muhamet Racaj ka vlerësuar se deklarata e zyrtarit serb Ivica Daçiq, se flamuri serb “herët a vonë do…

2 minutes ago

VIDEO/ Protesters drive away Edi Paloka: “Crime MP,” they hit him with water bottles

Tensione gjatë protestës studentore në Tiranë. Protestuesit kanë debatuar ashpër me deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke i kërkuar…

3 minutes ago

VIDEO/ Tear gas fired, protest escalates/ Students moved away from Ministry of Education: Down with dictatorship

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit u përshkallëzua këtë të martë ashtu si një ditë më parë. Studentët vijuan…

4 minutes ago

Student protests and police violence, EU delegation in Tirana responds: Police officers must respect fundamental rights, cases should be investigated as a…

Zyra e delegacionit të BE në Tiranë, ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e protestës së studenteve. Në reagim, zyra e…

4 minutes ago

Pristina Municipality pays school technical workers

Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinës ka konfirmuar për Klan Kosova, se pagat për punëtorët teknikë të shkollave të…

5 minutes ago

Viktor Buzhala takes office as deputy minister at the Ministry of Internal Affairs

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Viktor Buzhalën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të…

6 minutes ago