Qytetarët e Koçanit dhe familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” u mblodhën sot për herë të 47-të në marshin protestues “Marshi për engjëjt”. Ata theksuan se kjo nuk është thjesht një çështje gjyqësore, por një katastrofë që mori 63 jetë njerëzish, plagosi 218 të tjerë dhe zhyti gjithë qytetin në dhimbje.
None found
Protesta nisi nga Parku i Revolucionit dhe u drejtua fillimisht drejt ndërtesës së Komunës së Koçanit, ku ndodhen edhe zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Më pas, turma vijoi rrugëtimin përpara Inspektoratit Shtetëror të Punës, Drejtorisë së të Ardhurave Publike, stacionit policor të Koçanit dhe godinës së gjykatës.
Përpara çdo institucioni, prindërit dhe qytetarët ngritën zërin për të kërkuar shpjegime mbi neglizhencat dhe mosveprimet që, sipas bindjes së tyre, i hapën rrugën tragjedisë.
Aleksandar Naunov, duke folur para Gjykatës në Koçan, shtroi një sërë pyetjesh për dështimet institucionale. “Përpara Komunës pyetëm për lëshimet dhe mosveprimet që sollën tragjedinë. Përpara Inspektoratit Shtetëror të Punës pyetëm se si është e mundur që për 13 vite të mos jetë bërë as edhe një inspektim. Përpara MPB-së pyetëm pse nuk u mbrojtën jetët e qytetarëve”, deklaroi ai.
Ai vijoi duke drejtuar pyetje edhe ndaj Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, kompanisë së sigurimit të objektit dhe pronarit të lokali, duke kërkuar llogari për dështimet që, sipas tij, rezultuan në humbjen e jetëve. Naunov nënvizoi se procesi gjyqësor nuk është një gjykim i zakonshëm, por një “provë për drejtësinë dhe besimin e qytetarëve në institucionet”.
“Nga Gjykata nuk presim vendime të nxitura nga presioni. Ne duam një vendim që bazohet ekskluzivisht në fakte, prova, ligj dhe ndërgjegje. Vendimi juaj nuk do t’i kthejë dot fëmijët tanë, por mund të dëshmojë se në këtë vend askush nuk është mbi ligjin dhe se jeta e njeriut është vlera supreme”, u shpreh Naunov.
Prindërit theksuan se kërkesa e tyre për drejtësi nuk buron nga hakmarrja, por nga përgjegjësia ndaj viktimave dhe brezave të ardhshëm, me qëllimin e vetëm që një tragjedi e ngjashme të mos ndodhë kurrë më.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj takimit mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mbajti fjalim në Forumin e Paqes në Paris, në panelin e diskutimit “Mbrojtja e Vijës: Sovraniteti në…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin lidhur me afatin e shkurtër të konsultimit publik për Projektkodin Civil…
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor, duke kërkuar rritjen e pagave…
Seanca e nesërme stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet paradite [...]Read More...
Kryeministri Rama ishte sot pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i…