Categories: maqedoni

Klekovski: 15 transplante veshkash këtë vit, edhe tre procedura të tjera priten deri në dhjetor

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, bëri të ditur se në Klinikën Universitare të Urologjisë janë realizuar 15 transplante veshkash gjatë këtij viti, ndërsa përgjatë gjithë vitit 2025 ishin kryer 11 të tilla. Sipas tij, deri në përfundim të vitit pritet të realizohen edhe tre transplante të tjera, të gjitha nga dhurues të gjallë. Deklarata u bë sot gjatë vizitës së tij në Klinikë, ku takoi pacientët që së fundmi iu nënshtruan transplantit: dy prej tyre morën organe nga dhurues të ndjerë, ndërsa një nga dhurues i gjallë.

Klekovski shprehu mirënjohje të veçantë për familjen e dhuruesit të ndjerë, e cila, në një moment të dhimbshëm, vendosi të ndihmojë dy bashkëqytetarë duke u mundësuar atyre një jetë pa dializë. Ai e cilësoi këtë si një akt të jashtëzakonshëm humanizmi, ndërsa falënderoi edhe dhuruesin e gjallë që vendosi t’u dhuronte një pjesë të vetes njerëzve të tij të dashur.

Të lidhura

None found

Gjatë vizitës, ministri vlerësoi gjithashtu punën e ekipeve të Klinikës së Urologjisë dhe Klinikës së Nefrologjisë, si dhe kontributin e të gjithë personave të angazhuar në koordinimin e procesit të dhurimit.

“Çdo transplant mbështetet te besimi, bashkëpunimi dhe përkushtimi i përbashkët”, deklaroi Klekovski, duke shtuar se autoritetet do të vijojnë forcimin e rrjetit të transplanteve dhe fushatat ndërgjegjësuese për dhurimin e organeve, pasi shumë pacientë vazhdojnë të presin mundësinë për të marrë trajtimin që u nevojitet./Telegrafi/

të fundit

Akuzat për pronat, pushohet çështja ndaj ish-deputetit Jurgis Çyrbja, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale

Hetimi për tokat ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që dy vite më parë i kushtoi mandatin është mbyllur pa ngritjen…

16 minutes ago

Braçe opposes Veliaj over Zhaneta Beqiri’s dismissal and seeks reversal of decision signed from jail

Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për vendimin e shkarkimit të Zhaneta Beqirit, drejtoreshës së çerdheve…

23 minutes ago

Details from stabbing in Korçë, 30-year-old injured during street conflict

Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit zyrtar,…

23 minutes ago

Knife attack in Korça, injured person rushed to hospital

Një person është plagosur me thikë në qytetin e Korçës. I lënduari është transportuar drejt spitalit të qytetit, ku po…

23 minutes ago

Harsh reaction of the Student Parliament of the University of Prishtina to rector Hajrullahu: they seek a new meeting with the Governing Council, not excuses

Një ditë para protestë së paralajmëruar, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka dalë me reagim të ashpër pas komunikatës…

23 minutes ago

EPP expected to vote on suspension of Vučić’s SNS over accusations of destabilizing Kosovo and the region

Ka marrë kohë të gjatë, por tani duket se Partia Popullore Evropiane (EVP) më në fund është drejt një vendimi.…

24 minutes ago