Categories: maqedoni

Kasami: Në 24 muaj u bënë realitet premtime të pambajtura për 24 vjet, ndryshimi nuk ka kthim pas

Bilall Kasami, bashkëkryetar i VLEN-it, tha se gjatë dy viteve në qeveri ky koalicion ka çuar përpara reforma dhe projekte që, sipas tij, kishin mbetur pezull për 24 vjet.

Të lidhura

None found

Në aktivitetin e mbajtur për dyvjetorin e qeverisjes së VLEN-it, i organizuar nën moton “Transparencë dhe llogaridhënie”, ai vlerësoi se koalicioni ka treguar në praktikë se mund të qeverisë ndryshe dhe të sjellë rezultate konkrete.

“Dy vjet më parë, kur morëm përgjegjësinë për të qeverisur, e dinim mirë çfarë po trashëgonim. Nuk ishte një rotacion normal politik. Erdhëm për ta ndalur epokën e premtimeve boshe, epokën e zhgënjimit të mbuluar me mashtrim dhe epokën e lakmisë që i la shqiptarët prapa në zhvillim. Sot rishikojmë punën tonë dhe flasim me fakte, sepse faktet janë kokëforta dhe janë në anën tonë,” deklaroi Kasami.

Ai nënvizoi se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, i garantuar prej vitesh me Marrëveshjen e Ohrit, gjatë kësaj qeverisjeje është kthyer në ligj. Mes arritjeve të tjera, ai përmendi legalizimin e Medresesë, përgatitjen e Ligjit për Lojërat e Fatit, ndryshimet në arsimin e lartë, si edhe mundësinë që provimi i jurisprudencës dhe dhjetëra provime të tjera shtetërore të jepen edhe në gjuhën shqipe.

Kasami tha se Rruga Shkup–Bllacë është premtuar në çdo fushatë për 24 vjet, ndërsa tani, sipas tij, ajo po ndërtohet, njësoj si edhe Korridori 8. Ai u shpreh se këto dy akse lidhin vendin me Kosovën dhe Shqipërinë, duke forcuar lidhjet jo vetëm në aspektin infrastrukturor, por edhe përmes kufirit hyrje-hyrje me një ndalesë, me më pak pritje dhe më pak procedura.

Duke folur për investimet, ai përmendi Tetovën, Kërçovën dhe Shkupin, ku veçoi ndërtimin e spitalit të ri në Tetovë, investimet në Spitalin e Kërçovës dhe kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”. Ai komentoi gjithashtu edhe zhvillimet e fundit politike në Tetovë, duke thënë se qytetarët nuk u bënë pre e përpjekjeve për të nxitur tensione.

“Nuk mund të manipuloni më me shqiptarët. Shqiptarët ju kanë pa juve dhe na kanë pa neve. Dallimin sot e ke në çdo lagje të Tetovës,” tha Kasami.

Më tej, ai u bëri thirrje të gjithë funksionarëve të VLEN-it që të qëndrojnë afër qytetarëve dhe ta kryejnë detyrën me përgjegjësi.

“Mandati kalon dhe funksioni kalon. Mbetet vetëm ajo që bëre për njerëzit që ta dhanë besimin… Ndryshimi që filloi para 24 muajsh nuk kthehet më prapa,” përfundoi Kasami.

të fundit

After the end of “Vidovdan” in Gazimestan, police detain several Serbs over nationalist songs

Ka përfunduar pa ndonjë incident tubimi i një numri qytetarësh serbë në Gazimestan, të mbledhur për shënimin e të ashtuquajturës…

2 minutes ago

KFOR soldiers compete in several disciplines in a challenge held in Novosella

E diela ka qenë aktive për një numër të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.11 ekipe nga 9 vende të ndryshme…

3 minutes ago

Albanian League: In two years in government, VLEN implemented the “Macedonia Is Yours Again” platform and harmed Albanians

Lidhja Shqiptare, e udhëhequr nga Ziadin Sela, ka reaguar me rastin e dyvjetorit të qeverisjes së koalicionit OBRM-PDUMM-ZNAM-VLEN, duke vlerësuar…

4 minutes ago

AUF ndëshkon ashpër futbollistët e Uruguait pas eliminimit zhgënjyes në Botërorin 2026

Lojtarët e Uruguait janë ndëshkuar nga Federata Uruguaiane e Futbollit (AUF) pas dështimit katastrofik në Kupën e Botës 2026.Skuadra e…

7 minutes ago

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë ditën në ambiente me kondicioner?

Kondicionimi i ajrit është bërë një standard në jetën moderne, veçanërisht gjatë periudhave të nxehta, të cilat, falë ndryshimeve klimatike,…

13 minutes ago

Flamurtari promovon 4 talente nga akademia, vlonjatët i qartësojnë objektivat për ngjitjen në Superiore

FlamurtariDita e sotme ka qenë tepër impenjative për Flamurtarin, pasi së fundmi skuadra vlonjate ka njoftuar edhe zyrtarizimin e katër…

29 minutes ago