maqedoni

Kandidatët për president me fushatë joformale, KSHZ kërkon zgjidhje për votuesit me dokumente të vjetra

Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale zyrtarisht fillon më 4 prill, por kandidatët, sidomos ato që konsiderohen favorit, kanë filluar takimet me bazat partiake dhe bëjnë aktivitete tjera. Ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) paralajmëron se shumë qytetarë mund të mos votojnë për shkak të dokumenteve të pavlefshme.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, tha se do të kërkojnë që të vendoset rregullore e përkohshme në Kodin Zgjedhor, e cila do të mundësojë që edhe votuesit që kanë dokumente me emrin e vjetër të shtetit, por me afat, të mund të votojnë.

Për personat që mbushin 18 vjeç, Dashtevski tha se do të mund të regjistrohen për t’u përfshirë në Listën zgjedhore.

Ndryshe, dje në Kuvend, Abdush Demiri, anëtari i ri i KSHZ-së, i cili kompleton përbërjen shtatë anëtarëshe të Komisionit, ka bërë deklaratë solemne. Anëtari i ri i KSHZ-së ishte propozim i koalicionit opozitar shqiptar.

Mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme vazhdon deri të premten. Në listën e kandidatëve që mblodhën 10.000 nënshkrimet e nevojshme, në ditët e kaluara ishin edhe kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski dhe kandidatja e OBRM-PDUKM-së Gordana Siljanovska.

Kandidati dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski deri dje kishte mbledhur 21.852 vota, ndërsa Gordana Siljanovska – Davkova 28.029 vota.

Më herët numrin e duhur të votave e kanë mbledhur kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Bujar Osmani, Arben Taravari nga blloku opozitar “VLEN”, Maksim Dimitrievski lideri i ZNAM, Biljana Vankovska-Cvetkovska kandidate e “Të majtës” dhe kryetari i GROM-it Stevçe Jakimovski.

të fundit

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…

3 hours ago

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

4 hours ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

4 hours ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

4 hours ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

5 hours ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

5 hours ago