Categories: maqedoni

Kallëzim penal për tri vajza pas dhunës ndaj 14-vjeçares në Kumanovë

Policia e Kumanovës ka dorëzuar kallëzim penal ndaj P.A. (18) nga fshati Llojan i Komunës së Likovës, si edhe ndaj dy të miturave, 14 dhe 15 vjeçe, nga Kumanova. Ato dyshohen për veprën penale “dhunë”, e paraparë me nenin 386, paragrafi 3 i Kodit Penal.

Të lidhura

None found

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 13.03.2026, rreth orës 18:00. Të dyshuarat fillimisht kanë thirrur një vajzë 14-vjeçare që të dilte nga banesa e saj dhe më pas e kanë bindur të hynte në një dhomë pranë qendrës sportive “Sokolana” në Kumanovë.

Në atë hapësirë, vajza fillimisht është fyer dhe më pas është sulmuar fizikisht, ndërsa i gjithë rasti është incizuar me telefon celular.

Pas sulmit, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të dyshuarat e kanë kërcënuar të miturën që të mos e denonconte rastin dhe të mos fliste për videon e regjistruar, duke i thënë se në të kundërtën mund t’i ndodhte diçka edhe më e rëndë.

Ky është rasti i tretë gjatë vitit në të cilin grupe adoleshentësh dhe fëmijësh përfshihen në përleshje që filmohen me synim publikimin në rrjetet sociale. Raste të ngjashme të dhunës ndaj viktimave janë regjistruar edhe në Tetovë dhe në Shkup.

Ministria e Arsimit pritet që nga shtatori të nisë zbatimin e një programi me psikologë, për të identifikuar në fazat e hershme shenjat e delikuencës dhe përdorimit të dhunës në shkolla. Programi vjen si pasojë e dhunës në familjet e tyre.

të fundit

PRA publishes new list, total debt exceeds 13 billion denars

Drejtoria e të Ardhurave Publike (UJP) ka publikuar Listën e Debitorëve nr. 07/2026, në të cilën figurojnë gjithsej 5.156 persona…

1 minute ago

Kostadinovski: I See Criticism of the Constitutional Court as Recognition of Our Work

“Sulmet nga politikanët dhe disa organe shtetërore kundër Gjykatës Kushtetuese i konsideroj si një kompliment për punën e saj”, tha…

2 minutes ago

Osmani after meeting at LDK: I stand behind Ilir Ferati’s statement on the latest situation

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të deklarohet për zhvillimet brenda LDK-së, duke thënë se e mbështet në…

2 minutes ago

Zejnullah Gashi Decreed by Albulena Haxhiu as Chief State Prosecutor

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka dekretuar Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të…

2 minutes ago

Vetëvendosje receives the largest share of the CEC fund for parliamentary parties

Lëvizja Vetëvendosje do të përfitojë 881 mijë e 253 euro e 70 cent nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike…

2 minutes ago

Allocation of Funds for Parliamentary Parties in Kosovo: Vetëvendosje to Receive More Than €881,000 for Its 49 MPs

Lëvizja Vetëvendosje do të përfitojë 881 mijë e 253 euro e 70 cent nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike…

3 minutes ago