Nga viti i ri akademik, studentët do të mund të përdorin vauçerë për shujtën studentore në restorante dhe pika të caktuara tregtare. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, njoftoi se për këtë qëllim do të vendoset një sistem i ri softuerik.
“Definitivisht, me vitin e ri akademik do të kemi një zgjidhje të re softuerike, e cila përfshin disa organizata që do t’u ofrojnë studentëve shërbime me çmime të favorshme dhe 20% zbritje. Kjo nuk do të vlejë vetëm për shujtën studentore, por edhe për artikujt që ata dëshirojnë t’i blejnë me mjetet e tyre në restorant, byrektore apo në cilëndo prej shitoreve që do të ofrojnë këto shërbime”, deklaroi Janevska.
None found
Për përmbylljen e zgjidhjes së re, sipas ministres, duhet të mbahen sërish takime përfundimtare me studentët.
Ndërkohë, Forumi për Ndryshime në Arsim ka paditur Ministrinë e Arsimit, duke pretenduar se shuma prej 140 denarësh për shujtën studentore nuk është përshtatur me rritjen e inflacionit, siç përcakton ligji. Organizata i ka kërkuar gjithashtu kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që restoranti i Kuvendit të vihet në dispozicion të 30 deri në 40 studentëve, të cilët do të paguanin ushqimin me çmimet që paguajnë deputetët. Sipas Forumit, ato janë dukshëm më të ulëta se çmimet reale të tregut. Gashi është shprehur se studentët janë të mirëseardhur.
Diskutime ka edhe për vlerën e shujtës, pasi studentët kërkojnë që ajo të arrijë në 200 denarë. Ministria e Arsimit, nga ana e saj, thotë se ndan mjaftueshëm fonde për studentët: çdo vit, vetëm për shujtën studentore, shpenzohen 16 deri në 17 milionë euro, shumë me të cilën mund të ndërtohen deri në dy shtëpi studentore.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, ku është takuar me koordinatorin e kësaj…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë,…
Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19, nuk ka arritur të fitojë asnjë pikë në kualifikueset për Kampionatin Evropian U19.Pavarësisht që…
Një sfidë virale në rrjetin social TikTok ka përfunduar në tragjedi në Republikën Dominikane, ku një e re ka humbur…
Një komplot i dyshuar për vrasje në Greqi, me lidhje të mundshme me shërbimet iraniane të sigurisë, është zbuluar nga…
Një sulm i gjerë kibernetik ka prekur 178 organizata dhe faqe interneti në mbarë botën, përfshirë disa prej emrave më…