maqedoni

Interpelanca kundër Xhaferit arrin në Kuvend, nuk dihet kur do të vendoset në seancë plenare

Deri te kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi ka arritur interpelanca e ngritur kundër tij nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së. Nga Kuvendi nuk saktësuan se kur do të mbahet debati për interpelancën, por shtojnë se kryetari i Kuvendit do të veprojë sipas afateve të Rregullores.

“-Interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të radhës të Kuvendit, pas skadimit të 15 ditëve nga dita e shpërndarjes së përgjigjes deputetëve. Nëse përgjigjja nuk dërgohet brenda afatit të parashikuar me nenin 46 të kësaj Rregulloreje, interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të radhës të Kuvendit. (Neni 47) Në përputhje me nenin 49, paragrafi 1 i Rregullores, diskutimi për interpelancën zgjat një ditë pune, deri sa të përfundojë lista e deputetëve të paraqitur për fjalë, kurse vendoset më së voni deri në ora 24.00”- thanë nga Kuvendi.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE pret që interpelanca në afat sa më të shkurt të gjendet në seancë plenare. Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE u bëri thirrje edhe njëherë deputetëve të shumicës parlamentare që të votojnë kundër Xhaferit.

“Shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje edhe deputetëve të shumicës që të tregojnë një nivel më të lartë të kulturës politike dhe të votojnë “për” këtë interpelancë me qëllim që Talat Xhaferi të mos jetë më kryeparlamentar sepse ndodhitë në periudhën e kaluar tregojnë se në këtë mënyrë dhe më këtë sjellje ai njeri nuk e meriton këtë funksion”- deklaroi Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM janë shprehur se nuk do të votojnë për shkarkimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ndërsa partitë opozitare janë të gjitha të mendimit se Xhaferi nuk duhet të jetë në krye të shtëpisë ligjvënëse për shkak të skandalve të fundit me audio-inicizimin./tv21

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

4 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

4 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

5 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

5 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

6 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

6 hours ago