Incidenti i pazakontë i shënuar në Aeroportin e Shkupit në fillim të këtij muaji me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani duket se do të jetë gjëja e parë që pritet të diskutohet në rendin e ditës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Kuvendi do të mbajë seancën e parë plenare me deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e majit, në 3 shtator të muajit të ardhshëm.
None found
Kryetari i ri i Kuvendit maqedonas, Afrim Gashi do të zhvillojë një interpelancë me partitë e tjera në Parlament, me qëllimin për të shpjeguar dhe qartësuar incidentin e ulët të shënuar në territorin e Maqedonisë së Veriut ndaj përfaqësuesit të lartë të shtetit fqinj, Kosovës.
Në një prononcim për media, Gashi u shpreh optimist për interpelancën duke thënë se kjo do të jetë një mesazh i mirë për publikun dhe partitë e tjera politike, jo vetëm për të qartësuar ngjarjen, por edhe në shërbim të zhvillimit të debatit në arenën politike.
“Do të jetë mesazh i mirë për të gjithë, për publikun dhe për partitë politike se ne jemi të hapur për debat”, tha Gashi në një prononcim për media.
Sipas Rregullores së re të Kuvendit, nëse ndonjë anëtar i Kuvendit bën kërkesë për interpelancë ndaj kryeparlamentarit, kjo çështje duhet të vendoset si pikë e parë e seancës së radhës plenare.
Kërkesa për interpelancë ndaj Gashit u bë nga deputetët e partisë E Majta, pas incidentit në Aeroportin e Shkupit më 1 gusht, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Atëbotë, Lidhja Social Demokrate opozitare kërkoi largimin e Gashit, duke thënë se ai ishte përgjegjës për incidentin. Deputetët opozitarë e mbajnë përgjegjës Gashin dhe i kanë kërkuar kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, i cili ka thënë se nuk mbështet një interpelancë ndaj Gashit.
Kujtojmë se incidenti i pazakontë dhe i ulët u shënua në fillimin e muajit gusht, ku punonjësit e sigurisë në aeroportin e Shkupit tentuan që t’i marrin për kontroll telefonin personal, Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas predispozitave ligjore ndërkombëtare, një gjë e tillë nuk lejohet dhe është shkelje e drejtëpërdrejtë e figurës shtetërore dhe cenim i sigurisë për shtetin e Kosovës.
Osmani dhe pjesëtarët e sigurimit të saj më pas thirrën në telefon Gashin për ta informuar për incidentin, duke besuar se në këtë rast ishin shkelur praktikat ndërkombëtare. Gashi deklaroi më 27 gusht se ai reagoi pas kësaj telefonate, me qëllim që të shmangte një incident të madh.
Mikel Oyarzabal ishte protagonist i madh në fitoren bindëse 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ku sulmuesi…
Ylli i ri i Brazilit, Endrick, ka zbuluar detaje interesante nga marrëdhënia e tij e ngushtë me Neymarin gjatë Kupës…
Shkëlqimi i Johan Manzambit në Kupën e Botës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.Talenti 20-vjeçar…
Unai Simon ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri për serinë më të…
Kombëtarja e SHBA-së ka marrë një motivim të pazakontë për vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Botës 2026. Nëse amerikanët…
Folarin Balogun u shndërrua në një nga emrat më të përfolur në SHBA pas fitores 2-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Kupën…