maqedoni

Incidenti me presidenten Osmani, reagon ashpër Ahmeti: Veprim skandaloz nga ata që s’kanë turp të shkelin mbi popullin e vet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar pas incidentit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ahmeti shkruan se dënon veprimin skandaloz ndaj presidentes Osmani, teksa shton se vazalët shkelin mbi popullin e vet me këto veprime që janë për turp.

“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme. Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që t’i falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë.

Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vasal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiçin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë”, tha ai./Klan Macedonia

të fundit

Sara Hoxha nxjerr mesazhet private që mori pas publikimit të fotove provokuese

Sara Hoxha ka ndarë së fundmi me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj, ndërsa mes fotografive nuk kanë munguar…

5 minutes ago

FVA Dismisses Claims: Skopje Tap Water Is Safe to Drink

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka mohuar dezinformimin e përhapur në publik se uji nga sistemi i furnizimit me…

9 minutes ago

Përfundon pas katër orësh mbledhja e Ramës me kryebashkiakët në Kuç për Reformën Territoriale

Ka përfunduar pas katër orësh takimi i thirrur nga Kryeministri Edi Rama në Kuç të Vlorës këtë të mërkurë, ku…

9 minutes ago

Cana: No Evidence of Gastrointestinal Problems from Drinking Water in Skopje

Nuk kemi të dhëna se dikush ka shqetësime gastrointensinale për shkak të pirjes së ujit të pijshëm në Shkup. Kështu…

9 minutes ago

Konjufca Praises the Role of the Albanian Community in Montenegro’s Development

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka deklaruar se faktori shqiptar në Mal të Zi…

10 minutes ago

Military Equipment Hidden in Mitrovica: Agim Rexhepi Calls for In-Depth Investigation into Its Origin and Purpose

Gjatë një patrullimi rutinë në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicën, Policia e Kosovës ka zbuluar veshje dhe pajisje ushtarake të…

10 minutes ago