Thatësira dhe temperaturat e larta po rëndojnë gjithnjë e më shumë sistemin energjetik të Maqedonisë së Veriut. Rënia e nivelit të ujit në akumulime, së bashku me prurjet e pakta në lumenj, rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në sasinë e energjisë elektrike të prodhuar.
None found
Eksperti i energjetikës, Konstandin Dimitrov, vlerëson se vendi disponon kapacitete të konsiderueshme prodhuese, por shumë prej tyre janë të amortizuara dhe nuk arrijnë të funksionojnë sipas kapacitetit të planifikuar. Sipas tij, zgjerimi i kapaciteteve fotovoltaike ka shtuar ofertën në treg dhe mund të krijojë mundësi për uljen e çmimeve, ndërsa energjia e prodhuar nga ESM dhe ajo e prodhuesve privatë kanë kosto dhe çmime të ndryshme.
“Në letër kemi kapacitete të shumta dhe të mjaftueshme për prodhimin e energjisë elektrike. Nëse do të ishin në gjendje të mirë dhe do të punonin në kapacitet të plotë, ato do të mbulonin nevojat e të ashtuquajturit sistem i tensionit të ulët. Në këtë grup përfshihen termocentrali Manastir, Osllomej, Negotina dhe të gjitha hidrocentralet e tjera. Burimet e rinovueshme nuk po i përmend, pasi në raport me termocentralet dhe hidrocentralet që disponojmë, pesha e tyre është relativisht e papërfillshme. Kapacitetet ekzistuese janë të vjetruara dhe nuk mund të prodhojnë sasinë e parashikuar, çka është e kuptueshme pasi jetëgjatësia e tyre po shkon gradualisht drejt fundit. Ato duhet të zëvendësohen me pajisje të reja, moderne dhe funksionale, të cilat i presim çdo ditë, por kjo ditë po shtyhet gjithnjë e më shumë”, deklaroi eksperti i energjetikës, Konstandin Dimitrov.
Dimitrovi paralajmëron se mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta mund të vijojnë të kenë pasoja mbi prodhimin e energjisë edhe në muajt e ardhshëm. Në këto kushte, çmimi i energjisë elektrike mund të përballet me presion për rritje. Sidoqoftë, vlera përfundimtare do të përcaktohet nga zhvillimet në bursat ndërkombëtare të energjisë, mundësitë e importit dhe eksportit, kostot e prodhimit e të furnizimit, si dhe gjendja e përgjithshme e sistemit energjetik. /rtm2
Delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës, delegacioni…
Gjashtë vende të Bashkimit Evropian po bëjnë presion për vendosjen e një takse në të gjithë bllokun mbi fitimet e…
Fenerbahce ka kaluar në epërsi ndaj Konyasporit me rezultat 1-0 në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të javës së…
Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim, gjeneral James C. Fowler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë.…
Roja Bregdetare Indiane ka humbur kontaktin me anijen Ocean Winner, me flamur panamez, e cila është mbytur në brigjet lindore…
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, ku është përfshirë një motor.…