Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua dje në autostradën Ohër-Kërçovë, në dalje të Ohrit, pranë lokalitetit “Maucker”.
None found
Sipas njoftimit të SPB Ohër, automjeti i pasagjerëve “Hyundai Getz” përplasi fillimisht disa qen endacakë dhe më pas barrierat metalike anës rrugës, përpara se të përfshihej nga flakët.
Zjarri u vu nën kontroll nga një ekip i Drejtorisë Territoriale të Zjarrfikësve të Ohrit. Brenda automjetit u gjet trupi i pajetë i personit që ndodhej në timon.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet autopsisë dhe procedurës për përcaktimin e identitetit.
Në vendngjarje, këqyrja u krye nga prokurori publik dhe një ekip inspektimi i SPB Ohër. Gjatë këtij procesi, qarkullimi në autostradë u orientua drejt rrugës rajonale Ohër-Strugë.
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve parlamentare, janë paraparë të mbahen tri mbledhje të komisioneve parlamentare,…
Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF),…
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…
Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…
Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…
Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…