Categories: maqedoni

Humb jetën 37-vjeçari në Kërçovë, përfshihet nga flakët banesa e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Kërçovë, ku një person ka gjetur vdekjen pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri. Viktima, 37 vjeç, u zbulua i pajetë nga ekipet e shpëtimit pas neutralizimit të flakëve, konfirmojnë burimet zyrtare.

Të lidhura

None found

Rapori i autoriteteve sqaron kronologjinë e rastit: “Më datë 21 korrik, rreth orës 18:55, në Stacionin Policor të Kërçovës mbërriti një sinjalizim nga Reparti i Zjarrfikësve të qytetit. Ata njoftuan se një banesë në rrugën ‘4 Korriku’ ishte përfshirë nga zjarri. Pasi skuadra e mbrojtjes nga zjarri arriti të vërë në kontroll situatën, brenda ambientit u gjet pa shenja jete S.S., 37 vjeç, banor i Kërçovës”.

Vdekja e të riut u vërtetua nga personeli i emergjencave mjekësore që shkoi në vendngjarje. Më tej, prokurori kompetent së bashku me hetuesit e SPB Kërçovë, zhvilluan veprimet e nevojshme proceduriale për zbardhjen e shkaqeve të kësaj tragjedie.

të fundit

Inteligjenca Artificiale sugjeron pesë alternativat për Barcelonën nëse dështon transferimi i Julian Alvarez

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Julian Alvarez. Klubi katalunas i jep përparësi përforcimit të sulmit të tij me argjentinasin,…

1 minute ago

Shkup, Maqedonia e Veriut shqyrton sërish reduktimin e TVSH-së për karburantet

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Qeveria do të ndërhyjë me masa shtesë pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të derivateve…

6 minutes ago

Procesi i raportimit për Reformën Territoriale ndërpritet, opozita bllokon foltoren dhe detyron ndërprerje të seancës

Një valë tensioni përfshiu sallën e Kuvendit teksa ligjvënësit e opozitës zunë foltoren, duke ndaluar vijimin e punimeve. Ngërçi u…

17 minutes ago

Sundimi i ligjit në fokus të takimit të parë mes Kryeprokurorit Gashi dhe drejtorit të AKI-së Ajeti

Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të sundimit të ligjit ishte në qendër të takimit të parë zyrtar mes Kryeprokurorit…

17 minutes ago

Gjini përkrah nismën për ndëshkimin penal të shkeljeve kushtetuese dhe keqpërdorimit të fondeve shtetërore në zgjedhje

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka shprehur mbështetje për nismën e Institutit të Kosovës për Drejtësi, e cila synon sanksionimin…

27 minutes ago

Trafik i rënduar në pikat kufitare, deri në 60 minuta pritje në Muçibabë dhe Dheun e Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen në pikat kufitare, ku në disa vendkalime janë regjistruar…

27 minutes ago