1 maji dhe Pashkët i kanë mbushur më shumë se gjysmën e kapaciteteve në ambientet akomoduese të rivierës Ohër-Strusë, por nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e hotelierëve të cilët presin një sezon turistik më të mirë krahasuar me vitet e kaluara.
Kryetari i Shoqatës së Hotelierëve “HOTAM”, Kërste Bllazheski, theksoi se shumica e mysafirëve vendor pushimet do t’i kalojnë jashtë vendit, ndërsa mysafir nga rajoni dhe më gjerë kanë mbushur shtretërit e hoteleve për rreth 60%.“Nuk kemi shumë mysafir vendor. Ata dolën jashtë vendit por turistët e huaj janë këtu, edhe pse jo në nivelin e pritur. Ne nuk mund të mburremi me 80-90% okupim. Numri është dukshëm më i ulët se sa pritej, hotelet janë të mbushur për rreth 60%”, tha Bllazheski për AIM.
Ai pret që numri i turistëve të rritet gjatë muajit maj, gjë që sipas tij, parashikon një sezon të pasur turistik.
“Numri i akomodimeve do të rritet pas Pashkëve dhe presim një sezon turistik më të pasur se vitin e kaluar. Nga fillimi i vitit e deri më tani kemi shumë më tepër fjetje se vitin e kaluar. Ne presim që maji të jetë një nga muajt më të mirë, të mund të krahasohet me muajt e verës në plotësi”, tha Bllazheski.
Sipas tij, po punohet që 90% e shtretërve gjatë muajve të verës të jetë e mbushur me turne të organizuara, ndërsa pjesa tjetër pritet të plotësohet nga mysafir individualë.
“E dimë që rreth datës 2 gusht, një javë para dhe një javë pas, është e vështirë të gjesh një vend. Nëse dikush planifikon të vijë në Ohër ose Strugë në atë periudhë, duhet të rezervojë që tani”, potencoi ai.
Ai gjithashtu konkludoi se sektori i turizmit, veçanërisht ai i hotelerisë, është rikuperuar nga kriza e koronës kur u prek në mënyrë drastike.
“Të gjitha i kemi tejkaluar dhe jemi në një fazë ku duhet të punojmë për një strategji më të madhe dhe po i rikthehemi kërkesave të vjetra nga viti 2017, 2018 dhe 2019, për shtimin e fjetjeve, lehtësimin e detyrimeve tatimore, uljen e TVSH-së në raport me rritjen e sektorit të turizmit, i cili sjell para më të lehta në buxhetin e shtetit”, tha ai.
Pritet që turistët holandezë edhe këtë vit të jenë më të shumtë në bregdetin Ohër-Struse, ndërsa nuk do të mungojnë as mysafir nga Polonia, Turqia, si dhe rajoni. Mirëpo, hotelierët si problemin më të madh e vënë në dukje rrugën nga Shkupi në Ohër, që është arsyeja që turistët serbë i shmangen brigjeve të liqenit të Ohrit dhe i kalojnë pushimet në Greqinë fqinje.
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…
Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në…