maqedoni

Historianët bullgarë: Maqedonia t’i ndalojë falsifikimet dhe manipulimet

Historianët bullgarë do të nisen për në Strasburg më një mision të vetëm, për të bindur eurodeputetët se qëndrimi i Bullgarisë në raport me veton e vendosur ndaj Maqedonisë është i drejtë dhe se kërkesat e tyre janë korrekte dhe të pamohueshme.

Mediat bullgare kanë potencuar se historianët bullgarë vazhdojnë ta dërgojnë përpara çështjen e hapur me Maqedoninë e Veriut.

Arkeologu Nikolai Ovçarov thotë së diskutimi i këtyre temave në këtë moment ndoshta do të acaronte edhe më shumë raportet ndërmjet dy vendeve, por patjetër duhet diskutuar.

“Ky udhëtim vjen shumë vonë. Prej dy vitesh propozoj të shkoj me prof. Plamen Pavlov dhe prof. Ana Koçeva për të folur për këtë çështje. Dy vjet më parë kur lindi ideja, kjo mosmarrëveshje ishte ndryshe. Tani kjo mosmarrëveshje fjalë për fjalë është duke vluar dhe do të shpërthejë në çdo moment dhe kjo është arsyeja bazike që edhe pse është shumë vonë, është mirë të bëhet kjo”, tha arkeologu Nikolai Ovçarov.

Sipas tij, Bullgaria po bën një kompromis të madh sepse “njeh identitetin maqedonas”, ndërsa vendi duhet “të njohë historinë bullgare vetëm deri në vitin 1944”.

“Bullgaria nuk dëshiron asgjë të pazakontë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Ka disa gjëra shumë të qarta nga të cilat Maqedonia e Veriut duhet të heqë dorë. Mbi të gjitha është gjuha e urrejtjes, e manipulimit dhe e falsifikimit. Nga ana tjetër, nuk mund të anashkalojmë dhjetëra apo edhe qindra mijëra njerëz që kanë identitet bullgar. Është koha që t’u thuhet qartë dhe pa mëdyshje eurodeputetëve, të gjitha institucioneve në Bruksel dhe Strasburg, se e vërteta është një dhe nuk mund të nëpërkëmbet, sepse është në kundërshtim me vlerat universale evropiane”, thotë profesori bullgar, Plamen Pavlov.

Ai thotë se ndërkombëtarët duan të bëjnë presion edhe mbi palën bullgare sepse, sipas tij, qeveria në Sofje ka një “qëndrim mjaft hezitues”./alsat

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

5 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

6 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

6 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

6 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

7 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

7 hours ago