Ministria maqedonase e Mbrojtjes sot e publikoi Shpalljen publike për pranimin e 200 ushtarëve profesionistë për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Afati për regjistrimin e kandidatëve është 15 ditë, duke përfshirë edhe ditën e shpalljes.
None found
“Sipas ndryshimeve të reja ligjore për shërbimin në ushtri, ushtarët e ardhshëm profesionistë nga momenti i nënshkrimit të kontratës do të marrin pagë fillestare mbi 25.000,00 denarë me mbi 9.000,00 denarë shtesë – mjete për sigurim banesor nga 01.01.2023, shpjegojnë nga MB.
Kushtet për regjistrimin e personave në shpalljen publike janë që të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut; të jetë në moshë madhore; të ketë përfunduar së paku arsimin e mesëm; të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në ditën e përfundimit të shpalljes për pranim dhe të jenë të shëndetshëm dhe të aftë fizikisht.
Kandidatët për ushtarë profesionistë aplikacionin e tyre mund ta dorëzojnë në mënyrë elektronike së bashku me dokumentet e nevojshme në adresën elektronike: javenoglaspfv@morm.gov.mk dhe në Departamentet e Mbrojtjes në ose afër vendbanimit, së bashku me dokumentet e nevojshme.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në procedurën e përzgjedhjes, kandidatët për ushtarë profesionistë do t’i nënshtrohen testeve të aftësisë fizike dhe ekzaminimeve shëndetësore të kryera nga komisionet e posaçme./ina
Ndërsa përplasjet dhe kaosi kanë përfshirë Rrugën e Durrësit me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga forcat…
Nga Franca në Indi, protestat e udhëhequra nga të rinjtë po vënë përballë autoriteteve një sërë kërkesash që lidhen me…
Trajneri portugez, Jose Mourinho ka bërë një koment interesant në lidhje me situatën e Vinicius Junior te Real Madrid.Sulmuesi brazilian…
Ndërsa Shqipëria është përfshirë nga kaosi dhe protestat masive kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare…
Mislav Karoglan Mislav Karoglan ka folur në konferencën e parë për shtyp si trajneri i ri i Partizanit [...]Read More...
Artan Grubi është parë gjatë faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Butelit në Shkup, ku shërben hoxha Bedri…