Categories: maqedoni

Gynter Felinger-Jan propozon federatën maqedonase me tetë krahina

Ekonomisti dhe aktivisti politik austriak Gynter Felinger-Jan ka paraqitur një projekt për riorganizimin e Maqedonisë, duke sugjeruar që vendi të funksionojë si federatë sipas modelit austriak. Sipas planit të tij, shteti do të ndahej në tetë krahina, ku secila do të kishte parlamentin, qeverinë dhe guvernatorin e vet, transmeton portali Lideri.mk.

Të lidhura

None found

Këto njësi do të përfshinin Shkupin, Pollogun, rajonin Verilindor, Perëndimin, Vardarin, Lindjen, Jugperëndimin/Ohrit dhe Pellagoninë/Manastirin, thuhet në planin e publikuar prej tij në platformën X.

Krahinat do të administronin fusha si arsimi, kultura, infrastruktura, zhvillimi rajonal dhe ekonomia lokale. Në anën tjetër, qeveria federale do të ishte përgjegjëse për mbrojtjen, politikën e jashtme, politikat makroekonomike dhe përcaktimin e standardeve kombëtare.

Plani, për të cilin ka raportuar portali Ekspres, është autentik. Megjithatë, verifikimi i kryer nga Plusinfo sqaron se propozimi nuk përfaqëson një nismë të qeverisë së Austrisë, të Bashkimit Evropian apo të NATO-s, por është një iniciativë personale politike e Felinger-Jan.

Ekonomisti austriak synon që deri në vitin 2029 Maqedonia të anëtarësohet në BE, në zonën Shengen dhe në OECD, ndërsa euroja të miratohet si monedhë zyrtare.

Felinger nuk është figurë e panjohur në Maqedoni. Në shkurt të vitit 2021, gjatë qeverisjes së Zoran Zaevit, ai u emërua anëtar i Komitetit për Miratimin e Investimeve pranë Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik të shtetit.

Komiteti nuk kishte rol thjesht ceremonial, pasi ishte përgjegjës për përzgjedhjen përfundimtare të projekteve që kërkonin financim nga shteti.

Felinger vazhdoi të ishte pjesë e Komitetit edhe pas përfundimit të mandatit të Zaevit si kryeministër. Ai qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 2024, kur u shkarkua për shkak të përfundimit të mandatit, me vendim të publikuar në “Gazetën Zyrtare”./Lideri

të fundit

12 drivers detained for reckless driving, nine of them without having taken a driving test

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria 12 shoferë për shkak…

3 minutes ago

Tahiri: Approval of the Law on the Specialist Chambers should mark the beginning of a new commitment

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës, në seancën e nesërme, ta miratojë…

4 minutes ago

Sulmoi partneren dhe më pas u hodh nga kati i 10-të në Torino, 31-vjeçarja shpëton bashkë me vajzën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Barriera di Milano të Torinos, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka tentuar…

4 minutes ago

Zelensky: SHBA synon takim trepalësh me Ukrainën dhe Rusinë deri në fund të tetorit, “jemi të gatshëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të organizojnë një takim të ri…

5 minutes ago

Italy, 37-year-old man attempts to strangle his partner and then jumps from the 10th floor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Barriera di Milano të Torinos, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka tentuar…

5 minutes ago

Itali, 37-vjeçari tenton të mbysë partneren dhe më pas hidhet nga kati i 10-të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Barriera di Milano të Torinos, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka tentuar…

23 minutes ago