Liqeni i Prespës synohet të përfshihet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, përmes një kandidature të përbashkët të Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
None found
Nisma u ndërmor fillimisht nga Greqia në vitin 2014, kur Prespa u përfshi në listën tentative të UNESCO-s. Tashmë, Athina kërkon që procesi të vijojë në bashkëpunim me dy vendet fqinje.
Hapi i radhës do të jetë takimi i ministrave të Kulturës të tre shteteve, i cili do të zhvillohet javën e ardhshme në komunën greke të Prespës. Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas.
Ministrat do të diskutojnë veprimet që duhet të ndërmerren për hartimin e kandidaturës së përbashkët. Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se do të ofrojë mbështetje politike, si dhe financim për studimet e para.
Synimi i kësaj nisme është forcimi i mbrojtjes dhe promovimit të vlerave natyrore e kulturore të rajonit të Prespës. Paralelisht, pritet të krijohen mundësi për zhvillim të qëndrueshëm, përmirësim të turizmit dhe perspektiva të reja për komunitetet vendase.
Nëse procesi përmbyllet me sukses, Prespa mund të shndërrohet në një tjetër model të bashkëpunimit ndërkufitar mes tre vendeve fqinje./TV21
Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…
Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…