Qeveria vendosi sot, gjatë mbledhjes së saj të 195-të, të shpallë gjendje krize në Komunën e Gostivarit për një periudhë 30-ditore.
None found
Vendimi u mor me propozim të Komitetit Drejtues, në përbërje të të cilit janë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, si dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.
Në Komitet marrin pjesë edhe anëtarët e jashtëm: ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, drejtori i SHPPP-së, Ivica Tomovski, drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska, drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Millanov, drejtoresha e Inspektoratit të Mjedisit Jetësor, Ivana Ginovska, si dhe kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Sipas njoftimit qeveritar, ky hap u ndërmor pasi pushteti lokal nuk ka mundësi ta menaxhojë situatën e krijuar në Komunën e Gostivarit. Shpallja e gjendjes së krizës synon të përshpejtojë bashkërendimin ndërmjet institucioneve, të mundësojë funksionimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe të sigurojë ujë të pijshëm sa më shpejt që të jetë e mundur.
Qeveria theksoi se mbrojtja e shëndetit të banorëve të Komunës së Gostivarit vazhdon të jetë përparësi dhe se mbetet e angazhuar për zgjidhjen e plotë të problemit.
Njëherësh, nga Prokuroria Publike pritet të kryejë një hetim të hollësishëm dhe të sqarojë tërësisht rastin. Në njoftim thuhet se përgjegjësi duhet të mbajë secili që ka rrezikuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve të Gostivarit.
Tre persona kanë humbur jetën nga hantavirusi në shtetin Anzoategui, në lindje të Venezuelës, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.…
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e tarifave prej 50 për qind ndaj një sërë mallrash kanadeze, përfshirë edhe disa…
Arbitri i njohur i Premier League, Anthony Taylor, largohet nga detyra pas 16 vitesh në elitën e futbollit anglez. 47-vjeçari…
Ish-modelja Roza Gilles nga Uzbekistani, ka treguar për herë të parë historinë e saj të abuzimit nga Jeffrey Epstein. Abuzimi…
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë ka lëshuar një buletin emergjence dhe një paralajmërim portokalli për valën intensive të të nxehtit…
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e tarifave prej 50 për qind ndaj një sërë mallrash kanadeze, përfshirë edhe disa…