Një 60-vjeçar është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven të Gostivarit, njoftoi SPB Tetovë.
None found
Sipas njoftimit, më 21.09.2026, në orën 23:15, J.A. (45) nga fshati Raven ka raportuar në DPB Gostivar zhdukjen e bashkëshortit të saj, A.A. (60). Ajo ka deklaruar se ai ishte nisur për në punë në Gostivar rreth orës 07:00, por nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk u përgjigjej telefonatave.
Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, A.A. është gjetur pa shenja jete më 22.09.2026, në orën 00:20, në stadiumin e fshatit Raven. Në afërsi të drejtpërdrejtë të tij është gjetur edhe një sharrë motorike.
Vdekja është konstatuar nga një mjek i Qendrës Urgjente të Gostivarit. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e kanë kryer Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar.
MPB-ja bëri të ditur se, gjatë veprimeve zyrtare në vendngjarje, rreth orës 01:50, një zyrtar policor ka rënë në një pus betoni të hapur dhe të pashënuar, me thellësi rreth 1,5 metra. Ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar./Telegrafi/
Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…
Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…
Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…