Dy kryetarë, dy kuvende, dy kongrese dhe vetëm një parti. Aleanca për Shqiptarët tashmë e ndarë në dy krahë, ende nuk dihet se kujt i takon. Këtë pritet ta vendos Gjykata Administrative.
Të dy kryetarët thonë se i kanë vulat. Për këtë pritet të ketë proces gjyqësor në Gjykatë Administrative, pasi të nisin procedimet ligjore, se kush do t’i disponojë vulat, pra kush do të jetë kryetari legjitim i partisë.
Edhe pse ish lideri dhe ai aktual në kongreset e mbajtura e kanë shkarkuar njëri tjetrin, megjithatë është Gjykata ajo që vendos se cili do të jetë kryetari i Aleancës për Shqiptarët. Deri dje miq dhe bashkëpartiakë, Ziadin Sela dhe Arben Taravari, që të dy thonë se janë kryetarë legjitim të partisë. Delegatët me 591 vota të dielën, e zgjodhën Selën që ta udhëheq partinë.
Të premten, gjithashtu në kongresin e jashtëzakonshëm në të cilin morën pjesë 421 delegatë, krahu i Arben Taravarit, e shkarkoi Ziadin Selën nga funksioni i kryetarit të Kuvendit Qëndror dhe e rizgjodhi Taravarin për lider të Aleancës për Shqiparët.
Përçarja në ASH ndodhi pasi Arben Taravari vendosi që në zgjedhjet e ardhshme të garoj më opozitën shqiptare, gjegjësisht koalicionin LEN, ndërsa krahu i Selës dëshiron që të garoj vetëm. /shenja/
Dashi Do të ndiheni pak të lodhur dhe nën stres, për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të shumta.…
Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej…
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, me qëllim përafrimin…
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse…
Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar këtë mbrëmje në Sarandë në lagjen nr,4, ku telat e energjisë elektrike kanë shpërthyer…