Categories: maqedoni

Gjermania shkurton përgjysmë lejet e punës për Ballkanin Perëndimor, Risteski: Rast për të mbajtur fuqinë punëtore në Maqedoninë e Veriut

Plani i Qeverisë gjermane për të reduktuar kuotën vjetore të punëtorëve nga Ballkani Perëndimor nga 50 mijë në 25 mijë prek drejtpërdrejt edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut që aspirojnë të punësohen në Gjermani. Megjithatë, zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski, e sheh këtë vendim si një shans për të ruajtur fuqinë punëtore të kualifikuar brenda vendit.

“Si shtet do të ishim tejet të kënaqur nëse popullsia në moshë pune, sidomos të rinjtë e aftë për punë, do të zgjidhnin të qëndronin dhe të ndërtonin jetën e tyre këtu në Maqedoninë e Veriut. Nëpërmjet planit tonë operacional dhe falë angazhimit të vazhdueshëm të kryeministrit dhe Qeverisë, ne si ministri po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të siguruar vende pune për të rinjtë. Duke tërhequr investime të reja dhe duke zbatuar masa aktive në tregun e punës, synojmë që sa më shumë persona në moshë pune të mbeten në vend dhe të gjejnë punësim,” deklaroi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Të lidhura

None found

Edhe Oda Ekonomike Gjermane ndan të njëjtin objektiv. Sipas tyre, në Maqedoninë e Veriut operojnë më shumë se 150 kompani gjermane që ofrojnë kushte të favorshme pune dhe mundësi për zhvillim profesional.

“Ne përpiqemi që fuqia punëtore e kualifikuar të qëndrojë këtu. Siç e dimë, kemi një numër të konsiderueshëm investimesh gjermane, fabrika që ofrojnë kushte shumë të mira pune, dhe qëllimi ynë është që punëtorët e aftë të mbesin në vend dhe të sigurojnë punësim cilësor pikërisht këtu,” theksoi drejtoresha menaxhuese dhe delegate e Ekonomisë Gjermane – AHK, Maqedonia e Veriut, Antje Uandelt.

Ndër masat për përmirësimin e tregut të punës është edhe Ligji për Angazhimin e Përkohshëm, i cili synon të rregullojë formalisht punësimin e punëtorëve sezonalë dhe atyre me kontrata afatshkurtra.

Risteski pranon se rezultatet ende nuk kanë arritur nivelin e pritur, pasi zbatimi i këtij ligji ndodhet në fazën fillestare.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

5 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

5 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

5 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

5 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

5 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

6 hours ago