Categories: maqedoni

Gjendja e krizës për naftën dhe derivatet mbetet në fuqi deri më 20 tetor

Qeveria ka vendosur të zgjasë gjendjen e krizës për shkak të mundësisë së çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe produkte të saj. Kjo masë do të zbatohet në periudhën nga 21 korriku deri më 20 tetor.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit qeveritar, vazhdimi i kësaj gjendjeje krijon mundësi për ndërhyrje më të shpejtë nëse paraqiten vështirësi në furnizim apo rritje të konsiderueshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Qëllimi i këtij vendimi është që Qeveria të ketë një mekanizëm të përshtatshëm ligjor për reagim të shpejtë dhe efikas, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të furnizimit, zbutjen e pasojave nga çrregullimet eventuale të tregut dhe mbrojtjen e interesave dhe standardit jetësor të qytetarëve dhe ekonomisë”, theksohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë.

Vendimi, pasi të harmonizohet përmes procedurave qeveritare, do t’i përcillet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim, në pajtim me kompetencat ligjore.

Shërbimi për shtyp i Qeverisë bëri të ditur se institucionet do të monitorojnë nga afër zhvillimet në tregjet vendore dhe ndërkombëtare të energjisë. Në rast se situata e kërkon, Qeveria do të marrë masa të përshtatshme dhe në kohë për të garantuar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje me naftë dhe derivate të naftës.

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

4 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

5 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

5 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

5 hours ago