Teksa Maqedonia e Veriut po përballet me largimin e popullsisë, numri i pjesëtarëve të diasporës së saj vazhdon të rritet. Ky zgjerim nuk lidhet vetëm me valët e reja të emigrimit, por edhe me familjet që shtetasit e vendit krijojnë jashtë kufijve.
None found
Të dhënat jozyrtare tregojnë se, vetëm gjatë këtij viti, në Australi janë pajisur me pasaporta maqedonase rreth 700 filipinase. Ato janë martuar me shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe, falë kësaj baze, kanë fituar të drejtën për të marrë dokumentin. Kjo nënkupton se në zgjedhjet e ardhshme do të mund të votojnë në vendin tonë dhe të ndikojnë në zhvillimet e brendshme politike, përcjell Fokus.
Megjithatë, filipinaset përfaqësojnë vetëm një pjesë të shtetasve të huaj që i bashkohen diasporës së Maqedonisë në këtë formë. Çdo vit, në Shkup dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit shihen të huaj që flasin maqedonisht dhe që kanë prejardhje nga Afrika, shtetet evropiane, Azia ose kontinente të tjera. (INA)
Bandat kriminale shqiptare, kanë ngritur një shërbim të ri në Angli, duke ofruar ndërtimin dhe funksionalizimin e shtëpive të paligjshme…
MPB njofton se policia ka gjetur një person të vdekur në Shkup."Sot rreth orës 09:25 të mëngjesit, SPB Shkup ka…
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të thërrasë për bisedë informative persona nga profilet e të cilëve dje bëhej thirrje…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar në emër të kësaj partie takim me kryesuesin e…
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar opozitën për përfshirjen e stafit profesional të Kuvendit në…
I ndjeri Agim Bubeqi, presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi dhe Vasil RuçiNë këto momente, janë duke u mbajtur homazhet në…