Qendra e Shëndetit Publik-Shtip bëri të ditur se dje është pranuar një raport për helmim ushqimor që përfshin gjashtë persona të punësuar në një fabrikë në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike (ZZhIT)-Shtip.
None found
Sipas deklaratës me shkrim, menjëherë pas pranimit të njoftimit, Departamenti i Epidemiologjisë pranë Qendrës së Shëndetit Publik-Shtip ka nisur veprimet në përputhje me protokollin kombëtar për infeksionet dhe intoksikimet që transmetohen përmes ushqimit. Epidemiologët kanë dalë pa vonesë në terren, ku kanë kryer kontroll në objektin që operon si subjekt ushqimor në personin juridik në ZZhIT-Shtip.
Nga Qendra e Shëndetit Publik-Shtip njoftojnë se është zhvilluar një bisedë edukative me personat përgjegjës dhe me stafin lidhur me mënyrën e pranimit të ushqimit, përgatitjen, ruajtjen dhe magazinimin e tij. Po ashtu, janë dhënë masa dhe rekomandime përkatëse. Sipas njoftimit, është urdhëruar pastrim i përgjithshëm mekanik, është realizuar dezinfektim urgjent, dezinsektim dhe deratizim i objektit, ndërsa janë kryer edhe kontrolle të menjëhershme sanitare për punonjësit. Gjithashtu, janë marrë mostra nga ushqimi i dyshuar për analiza mikrobiologjike, si edhe tampona nga sipërfaqet e punës në kuzhinë.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Departamenti i Epidemiologjisë i IPSH QSHP Shtip do ta ndjekë nga afër gjendjen në ditët në vijim, do ta njoftojë publikun dhe, nëse paraqiten raste të reja, do të ndërmarrë masa shtesë në përputhje me rregulloret ligjore./Telegrafi/
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, duke u transferuar…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, çmimet e apartamenteve u rritën me 13.3 për qind krahasuar me të njëjtën…
Partia opozitare LSDM reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski se Maqedonia ka inflacionin më të ulët në rajon, duke…
Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do të ketë 41 gra deputete, që përbëjnë 34 për qind të përbërjes…
Aktivistja Luçiana Kokaj e ka cilësuar të turpshëm vendimin e qeverisë së Edi Ramës për të akorduar 4 milionë euro…
PortugaliaJorge Jesus është trajneri i ri i kombëtares së Portugalisë [...]Read More...