Categories: maqedoni

Gjashtë të akuzuar për kredi të shpejta me të dhëna dhe dokumente të falsifikuara

Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftoi se ka ngritur akuza ndaj gjashtë personave, të dyshuar se kanë marrë kredi të shpejta në emër të personave të tjerë. Sipas njoftimit, ata kanë falsifikuar të dhëna të Agjencisë së Punësimit, ndërsa një i punësuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore u ka siguruar numra unikë shëndetësorë të personave të siguruar.

Të lidhura

None found

Të akuzuarit ngarkohen për falsifikim dokumentesh, keqpërdorim të të dhënave personale dhe krim kompjuterik. Njëkohësisht, për 33 persona në total është propozuar që gjykata kompetente të lëshojë urdhër penal për veprën e mashtrimit kompjuterik.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë vendosur informacione të pavërteta në sistemet informatike të disa shoqërive financiare. Në këtë mënyrë, gjatë përpunimit dhe transferimit elektronik të të dhënave nga Agjencia e Punësimit, janë krijuar rezultate të rreme.

Në realizimin e skemës, ata janë ndihmuar nga njëri prej të përfshirëve, i punësuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë. Ai u ka dhënë një numër EZBO, të cilin e kishte marrë më herët përmes kompjuterit të tij nga sistemi elektronik i Fondit. Më pas, duke përdorur dokumentacion të falsifikuar dhe të dhënat personale të personave të dëmtuar, ata kanë tërhequr kredi të shpejta në emër të tyre nga kompanitë financiare.

“Qëllimi i të pandehurve ishte që secili prej tyre të përfitonte pasuri të paligjshme. Katër prej tyre, përmes veprimeve të tilla në periudhën nga shkurti 2023 deri në qershor 2024, fituan të hollanë shumën prej 2.5 milionë denarësh, ndërsa pjesa tjetër, gjatë viteve 2022 dhe 2023, fituan pasuri të paligjshme në shumën totale prej 659.500 denarësh shtesë. Për katër persona që ishin përfshirë në procedurën hetimore, prokurori publik lëshoi vendim për ndërprerjen e hetimit, për dy prej të cilëve nuk u dhanë prova se kanë marrë pjesë në këtë skemë mashtruese, ndërsa dy vdiqën ndërkohë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

të fundit

Prokshi: Vrasjet e grave tregojnë dobësitë e institucioneve

Sociologia Dhurata Prokshi ka vlerësuar se numri i grave të vrara dëshmon për probleme serioze në trajtimin e dhunës në…

29 seconds ago

Ibishi: Në gjashtë vitet e fundit, 2026-ta shënon nivelin më të rëndë të vrasjeve të grave

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se viti 2026 është më i rëndi sa i përket rasteve të vrasjeve…

54 seconds ago

Dobruna: Institucionet nuk kanë arritur t’i mbrojnë gratë në Kosovë

Ish-ambasadorja Vjosa Dobruna, e ftuar në emisionin Prime në RTK, ka folur për rastin e Arlinda Zekajt dhe gjendjen e…

1 minute ago

Mickoski warns of further arrests: Investigations target former officials and current officeholders

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera…

2 minutes ago

AUV blocks around 2 tonnes of meat and products deemed unsafe for consumption

Mish i tymosur, proshutë e tymosur dhe produkte të tjera të mishit, janë shitur përmes rrjeteve sociale. Pas inspektimit nga…

3 minutes ago

Mickoski paralajmëron arrestime të tjera: Hetimet prekin ish-zyrtarë dhe funksionarë aktualë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera…

9 minutes ago