Presidentja e Republikës së Indisë, Draupadi Murmu, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo shënon vizitën e parë të një presidenteje indiane në vend dhe përbën një moment me rëndësi për avancimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.
None found
Në Kuvend, Murmu u mirëprit nga kryetari i këtij institucioni, Afrim Gashi, me të cilin pati një takim tet-a-tet. Më pas, presidentja nënshkroi Librin e Përshtypjeve, duke shprehur kënaqësinë për mikpritjen dhe duke vlerësuar raportet historike, kulturore e miqësore mes dy popujve, bëri të ditur pres-shërbimi i Kuvendit.
Gjatë një seance plenare, Draupadi Murmu iu drejtua gjithashtu deputetëve dhe qytetarëve. Ajo e cilësoi demokracinë si vlerën e përbashkët që lidh Indinë me Maqedoninë e Veriut, ndërsa parlamentet i përshkroi si garantuese të lirive qytetare dhe shprehje të ndërgjegjes kombëtare.
Duke trajtuar raportet mes dy shteteve, Murmu deklaroi: “Ne nuk e konsiderojmë Maqedoninë e Veriut si një vend të largët, por si një shtyllë të rëndësishme në ndërtimin e një të ardhmeje globale të qëndrueshme, multipolare dhe të begatë”.
Në fjalën e saj, presidentja indiane u ndal edhe te trashëgimia historike dhe kulturore që afron dy popujt. Në këtë kuadër, ajo veçoi Nënë Terezën, të cilën e quajti “vajza më e famshme e Shkupit” dhe kujtoi se India ishte vendi që ajo e konsideronte shtëpinë e saj.
Murmu njoftoi se gjatë qëndrimit të saj do të bëjë homazhe për Nënë Terezën. Ajo bëri të ditur gjithashtu se popullit të Maqedonisë së Veriut do t’i dhurojë një bust të Mahatma Gandhit, duke theksuar se idealet e tij përfaqësojnë vlera që bashkojnë të gjithë.
Presidentja vuri theksin te roli i diplomacisë parlamentare, nevoja për intensifikimin e kontakteve ndërmjet dy vendeve dhe shtimi i përfaqësimit të grave në jetën demokratike.
Duke sjellë në vëmendje filozofinë e lashtë indiane “E gjithë bota është një familje”, Murmu bëri thirrje për krijimin e urave të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, veçanërisht në një periudhë kur bota po përballet me sfida dhe përçarje të shumta.
Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…
Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë…
Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…
Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…
Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta…