Categories: maqedoni

Gashi: Ligjet që kërkojnë Badinterin do të votohen, pengesa ka karakter politik

Sesioni i ri parlamentar do të nisë me një kalendar që përfshin të paktën katër seanca deri në fund të shtatorit, ndërsa në qendër të vëmendjes mbetet sërish sigurimi i shumicës së nevojshme për miratimin e ligjeve që kërkojnë Badinterin. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, bëri të ditur se këto ligje do të kalojnë në votim, edhe pse mbetet e paqartë nëse do të sigurojnë votat e nevojshme, për shkak të bllokimit procedural të BDI-së opozitare.

Të lidhura

None found

Mes nismave që kërkojnë Badinterin janë ligjet për përfaqësimin e drejtë, arsimin e lartë dhe vetëqeverisjen lokale. Dy seancat e para të Kuvendit janë caktuar për 2 dhe 11 shtator.

Gashi deklaroi se problemi nuk është thjesht teknik, por lidhet më së shumti me politikën. “Kjo çështje ka më shumë një dimension politik sesa një dimension procedural. Si Kryetar i Parlamentit, po përpiqem të marr të gjitha masat. Jam në kontakt me të gjitha grupet parlamentare. Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje. Nëse çështja hyn në sferën politike, atëherë diskutohet në një nivel tjetër politik. Pajtohem që kjo çështje duhet të zgjidhet, por ua lë aktorëve politikë ta zgjidhin atë”, tha ai gjatë konferencës informuese me gazetarët.

I pyetur nëse një takim i liderëve politikë mund të ndikonte në zgjidhjen e situatës, kryetari i Kuvendit u shpreh se nuk mund të parashikonte nëse një takim i tillë do të ishte efektiv. Megjithatë, ai nënvizoi se dialogu dhe bisedimet mbeten gjithmonë një mundësi.

“Nuk mund të gjesh zgjidhje nëse nuk ulesh të bisedosh”, tha Gashi, duke theksuar se dialogu duhet të jetë më i pranishëm në kulturën politike të vendit, veçanërisht në raport me opozitën.

Në mbledhjen e sotme koordinuese ishte i pranishëm edhe zëvendëskoordinatori i grupit parlamentar të BDI-së. Deri tani, megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse deputetët e kësaj partie do të ndërmarrin një tjetër bllokim.

“Kjo nuk është bllokim, por abuzim i Rregullores së Punës, por do të shohim se si do të reagojnë”, u shpreh Gashi.

Për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në rast se pengesat vazhdojnë, Gashi tha se ato mund të zhvillohen vetëm nëse 61 deputetë votojnë për shpërndarjen e Kuvendit. Ai shtoi se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe se nuk do të lejojë që keqpërdorimi i Rregullores së Punës të çojë në zgjedhje të parakohshme.

të fundit

Kusari: Bekim Sejdiu është kandidati për një President që bashkon gjithë Kosovën

Kryetarja e partisë Alternativa, parti kjo që është në kualicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Mimoza Kusari I ka ftuar të gjithë…

6 minutes ago

PDK tërheq konferencën pas marrëveshjes VV-LDK për presidentin

Partia Demokratike e Kosovës e ka anuluar konferencën e paraparë për në ora 14:00. Anulimi i kësaj konference u bë…

17 minutes ago

Rimal Haxhiu largohet nga Tirana, mesfushori pranë bashkimit me Malishevën dhe ish-trajnerin e Vllaznisë

Rimal HaxhiuRimal Haxhiu do të bëhet futbollisti i ri i Malishevës [...]Read More...

17 minutes ago

Regragui rrëfen si Maroku u përpoq të afronte Lamine Yamalin

Walid Regragui ka zbuluar detaje të reja nga përpjekjet e Federatës së Futbollit të Marokut për të bindur yllin e…

18 minutes ago

LDK-ja zhvillon nesër mbledhje me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet nesër, pas marrëveshjes që arriti kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe kryeministri…

28 minutes ago

Abdixhiku: Bekim Sejdiu, kandidaturë dinjitoze dhe e përgjegjshme për President të Kosovës

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dakordimit me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidatin e përbashkët për president të Kosovës,…

28 minutes ago