Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë mbetur pa sigurim shëndetësor, pasi nuk janë paguar kontributet për kolegët e tyre të rikthyer në punë përmes vendimeve gjyqësore, bëjnë të ditur nga Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH).
None found
Në një prononcim për “Sloboden Peçat”, nga FSSH-ja sqarojnë se kjo situatë nuk lidhet me ndonjë defekt teknik apo ndërprerje të sistemit të Fondit. Sipas tyre, sigurimi shëndetësor bëhet aktiv automatikisht sapo në sistem të regjistrohen kontributet e paguara.
Të dhënat e evidentuara tregojnë se Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar punonjës të cilët janë kthyer në vendet e tyre të punës në bazë të vendimeve gjyqësore. Megjithatë, për disa prej tyre nuk figuron pagesa përkatëse e kontributeve të sigurimit shëndetësor për periudhën në të cilën janë regjistruar aktualisht.
Fondi thekson se bëhet fjalë për një mekanizëm të përcaktuar nga sistemi, i cili zbatohet në mënyrë të njëjtë ndaj të gjitha subjekteve juridike në vend. Regjistrimi i të punësuarve, përllogaritja dhe pagesa e kontributeve zhvillohen përmes sistemit të mbledhjes së kontributeve të Zyrës së të Ardhurave Publike, ndërsa FSSH-ja evidenton statusin duke u mbështetur në të dhënat për pagesat e realizuara.
Kur punonjësit regjistrohen në mënyrë shtesë te një person juridik për një periudhë të mëparshme, duhet të korrigjohet përllogaritja e pagës për periudhën përkatëse dhe të paguhen kontributet për personat e shtuar. Pas evidentimit të pagesës, sigurimi shëndetësor aktivizohet vetvetiu.
Sipas FSSH-së, kjo nuk përbën një vendim individual administrativ të Fondit dhe as përjashtim manual të personave të siguruar nga punonjësit e tij. Procedura zhvillohet në mënyrë sistematike dhe të automatizuar, ndërsa rregullat zbatohen pa përjashtim për çdo punëdhënës dhe institucion.
Pas valës së protestave që kanë pushtuar vendin prej javësh, Franca po planifikon investime në arsim. [...]Read More...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot të Bulqizës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e…
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik ka ngritur shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve në Shqipëri, duke theksuar se Bashkimi Evropian…
Një histori tronditëse dhune në familje po hetohet nga Prokuroria e Milanos, ku një menaxher 51-vjeçar pretendon se është rrahur,…
Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, ish-kreun e SHISH. Kështu,…
Gjatë konferencës së mbajtur sot nga Prokuroria Speciale për rastin kundër trafikimit të narkotikëve, pyetur nga mediat për kompetencat e…