maqedoni

Fshihej në Tiranë prej 10 vitesh/ Kush është 53-vjeçari i dënuar për tre vrasje në Maqedoninë e Veriut

Personi që shihni në foto, është Besim Sherifi, 52-vjeçari i arrestuar këtë të martë nga Policia, pasi dyshohet si autor i një vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut, ngjarje e ndodhur në vitin 2007.

Sherifi u kap nga Policia, në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku thuhet se fshihej prej gati 10 vitesh.

Sipas raportimeve, në momentin që policia ka mësyrë në banesën e tij, 52 vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me rrastin, teksa u ka thënë “nuk jam un personi që kërkoni. Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shtetas kosovar”.

Ndërkohë sipas policisë i arrestuari kishte siguruar pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi të falsifikuara, të lëshuara në emër të një shtetasi nga Kosova, por pas marrjes së shenjës së gishtave ka rezultuar se ai ishte personi i shpallur në kërkim nga autoritetet maqedonase.

Vrasja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë vrarë 3 persona.

Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqedoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm.

Sherifi pritet të ekstradohet drejt Maqedonisë së Veriut.

të fundit

Severe weather and rainfall, Cair Municipality activates the Crisis Headquarters

Për shkak të motit të ligë qe e ka përfshirë vendin, Komuna e Çairit njoftoi se ekipet komunale, NP “Parqe…

2 minutes ago

Eight cases of domestic violence in the last 24 hours, five people arrested

MPB Maqedoni njofton se pesë persona janë privuar nga liria, me një u zhvillua bisedë zyrtare, nga gjithsej tetë raste…

2 minutes ago

Luka Misetic raises questions about the impartiality of the Specialist Chambers

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Luka Misetic, ka vënë në pikëpyetje paanshmërinë e Dhomave të Specializuara, pasi, sipas tij, Paneli…

3 minutes ago

Kosovo government says Vucic’s statements incite attacks on Kosovo police

Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me deklaratën se Millan Radoiçiq nuk është kriminel,…

3 minutes ago

Valdete Daka: The president should be elected before the new government is formed

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka ka vlerësuar se, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritet duhet të jetë zgjedhja e…

3 minutes ago

Pesë kandidatë dalin në intervistë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Këtë të mërkure është mbajtur intervistimi i pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit. Intervistimi i kandidatëve ka nisur që nga…

4 minutes ago