Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës së paralajmëruar për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar pas pamjeve që tregojnë një paradë të një formacioni të policisë speciale në lagjet urbane të Kumanovës, vetëm dy ditë para protestës së planifikuar për të hënën.
Në pamjet e bëra virale, shihen forcat speciale maqedonase teksa kryejnë stërvitjen në rrugë dhe thërrasin: “Këtu ka vetëm Maqedoni, le ta mësojnë të gjithë”.
None found
Në një reagim publik, Iseni ngriti dyshime nëse kjo paradë me brohoritje nacionaliste ishte një rastësi apo një mesazh kërcënues ndaj studentëve dhe organizimit të protestës.
“Dy ditë para protestës së studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, një tog i policisë speciale të RMV-së parakalon me brohoritje nacionaliste nëpër Kumanovë. Pyetja që lind është nëse kjo është një rastësi apo një paralajmërim. Përgjigjja jonë është e qartë: ne do të vazhdojmë çdo formë paqësore dhe demokratike për realizimin e së drejtës sonë legjitime – Gjuha shqipe zyrtare”, shkroi Iseni.
Ai rikujtoi historinë e lëvizjeve studentore gjatë periudhës jugosllave, duke theksuar se çdo tentativë për shtypje e bënte kauzën më të fortë, dhe shtoi se diversiteti kulturor ka qenë gjithmonë një vlerë e shtuar për vendin.
“Kohezionin ndëretnik shpesh e kanë rrezikuar pikërisht ata që duhet ta kultivojnë – shteti. Le të kujdesemi për një shtet të ndershëm dhe demokratik për të gjithë, duke ruajtur orientimin Euro-Atlantik të vendit. Shqipja do të bëhet, se s’bën ndryshe”, përfundoi Iseni.
Protesta e studentëve për gjuhën shqipe është caktuar për ditën e hënë dhe organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë dhe respektim të mënyrës paqësore.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston…
Nga SPB Shkup raportojnë se në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete “Honda”…
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar përkohësisht nga puna një zyrtar korrektues të angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës,…
Demokratët Evropianë (EDP) kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte…
Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në fshatin Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë…
Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të fillojë largimin e trupave izraelite nga…