Categories: maqedoni

Fondit të pensioneve i mungon rreth 1 miliard euro në vit, Velkovski garanton pagesën e pensioneve

Për të realizuar pagesën e pensioneve, Fondit shtetëror të pensioneve i mungon çdo vit rreth një miliard euro. Ministri i Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, në një intervistë për “360 Gradë” në MRT 1, konfirmoi se ky hendek financiar plotësohet me mjete nga buxheti i shtetit.

Të lidhura

None found

Për pensionet nevojiten rreth 2.4 miliardë euro në vit, kurse nga kontributet e të punësuarve mblidhen afërsisht 1.4 miliardë euro. Sipas Velkovskit, shteti aktualisht siguron rreth 60 miliardë denarë në vit për të mbuluar mungesën financiare të Fondit të pensioneve.

Mbështetja që Fondi mori nga buxheti gjatë vitit 2023 ishte rreth 510 milionë euro. Kjo tregon se, brenda tre vjetësh, shuma e nevojshme nga Buxheti pothuajse është dyfishuar. Në shtimin e shpenzimeve ka ndikuar edhe rritja lineare e pensioneve, e cila në total arriti në 7,000 denarë.

Ministri tha se kjo ndërhyrje duhej të ndërmerrej për shkak të të ardhurave të ulëta të një pjese të pensionistëve. Mes faktorëve të tjerë që ndikojnë në deficit, ai përmendi largimin jashtë vendit të popullsisë në moshë pune, luhatjen e fuqisë punëtore dhe numrin e lartë të të punësuarve që figurojnë me pagë minimale.

Duke siguruar se pensionet nuk janë në rrezik, Velkovski deklaroi se “shteti është garantuesi dhe pensionet do të paguhen në kohë”. Ai paralajmëroi reforma që synojnë fuqizimin e sistemit, por nuk dha ndonjë përllogaritje financiare apo afat të përcaktuar se kur mund të zvogëlohet varësia e Fondit nga buxheti shtetëror.

Ndërkohë, Qeveria po analizon mundësinë e ndryshimeve edhe në shtyllën e dytë pensionale. Një nga opsionet është që qytetarët të mund të vendosin nëse dëshirojnë të mbeten vetëm në fondin shtetëror apo të vazhdojnë pagesat edhe në fondet private./Telegrafi/

të fundit

Dinamo Ferizaj shkarkon Leotrim Krasniqin pas pesë sfidave pa triumf

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…

3 minutes ago

Rexhepi: Lufta ndaj armëve ilegale kërkon kontrolle më të forta dhe angazhim të vazhdueshëm

Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…

10 minutes ago

Frightening crash in Librazhd! Car ends up in a ravine 150 meters from the road, a p*stol is found near the vehicle

Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…

17 minutes ago

Falling water levels at Fierza reveal the ruins of Old Kukës

Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…

17 minutes ago

Head of Serbia’s Criminal Police arrested over alleged manipulation of investigations and mistreatment of protesters after student opposition victory

Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…

17 minutes ago

El Niño hits Bolivia as national emergency declared over droughts and floods

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

17 minutes ago