maqedoni

Flet drejtoresha e Spitalit të Koçanit: Pacientët erdhën me djegie dhe helmim nga monoksidi karbonit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut. Drejtoresha e spitalit në Koçan, Kristina Serafimova, ka treguar për gjendjen e pacientëve.

Ajo shprehet se pacientët kanë mbërritur në spital me djegie të mëdha dhe helmim nga monoksidi i karbonit. Sipas saj, identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti, dhe disa nga viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç.

“Kemi marrë 70 persona, për fat të keq, mes tyre ishin edhe të sjellë dhe të vdekur. Pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Më pas ata janë transferuar në Spitalin klinik të Shtipit dhe prej andej disa janë dërguar në Shkup.

Aktualisht kemi 20 pacientë me simptoma të lehta. Shumë njerëz kanë vdekur, por deri në përfundimin e identifikimit, nuk mund të themi se sa kanë vdekur.

Identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Të vdekurit ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç.”- tha drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova.

të fundit

Saël Kumbedi, nga kategoria e dytë gjermane në Kombëtaren e Francës përkrah Mbappés

Zinedine Zidane ka bërë një zgjedhje të veçantë në listën e Kombëtares së Francës, duke e ftuar për herë të…

6 minutes ago

Eight drivers detained for reckless driving, six of them without passing a driving test

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga…

7 minutes ago

Qorrolli announces test and interview dates for Constitutional Court judge candidates

Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ka hyrë në një fazë tjetër,…

7 minutes ago

Punonjësit e KEK-ut njoftojnë protestë për paga më të larta dhe pagën e 13-të

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor, duke kërkuar rritjen e pagave…

7 minutes ago

Maqedonci: Highest-ever defense budget planned for 2027

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar…

8 minutes ago

Hegseth mentions Kosovo in response to effort to impeach him

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e quajti  përpjekjen për shkarkimin e tij si një “spektakël politik” dhe një manifest…

8 minutes ago