Për vitin 2026, Buxheti i shtetit ka ndarë rreth 9 milionë euro për financimin e rregullt të partive politike në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Drejtësisë, shpërndarja e këtyre mjeteve bëhet përmes një formule që kombinon ndarjen e barabartë për partitë që kanë kaluar pragun zgjedhor prej 1 për qind dhe shpërblimin proporcional sipas numrit të deputetëve dhe këshilltarëve të zgjedhur.
Ndër partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) zë vendin e parë për nga shuma e përfituar nga buxheti shtetëror në vitin 2026, me një total prej 472 mijë eurosh. Kjo e rendit atë si partinë e tretë në nivel kombëtar, pas VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.
None found
Analiza e dokumenteve të pagesave të këtij viti tregon se VMRO-DPMNE ka marrë rreth 2.5 milionë euro nga buxheti, ndërsa LSDM-ja ka përfituar afërsisht 1 milion euro. Pas BDI-së, partitë e tjera shqiptare si BESA, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë marrë shuma që lëvizin nga 220 mijë deri në 245 mijë euro. Partia Demokratike e Turqve ka arkëtuar mbi 180 mijë euro.
Krahasuar me vitin paraprak, BDI ka pësuar një rënie të ndjeshme të mjeteve të përfituara nga shteti, me rreth 40 për qind më pak. Në vitin 2025, kjo parti kishte marrë nga buxheti një shumë prej rreth 840 mijë eurosh.
Përveç financimit të rregullt vjetor, shteti mbulon edhe kostot e fushatave zgjedhore. Gjithashtu, katër partitë me rezultatet më të larta në zgjedhje përfitojnë fonde shtesë për funksionimin e qendrave të tyre kërkimore.
Vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kreut të UÇK-së që sot po qëndron në vizitë në Kosovë, iu është mohuar vizita te…
Radhë dhe pritje të gjata përsëriten çdo ditë në filialin e Postës Shqiptare në zonën e Plazhit në Durrës, ku…
MPB Maqedoni njofton se dje (17.11.2026), në orën 09:40, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria C.D. (51)…
Hansi Flick ka refuzuar mundësinë e transferimit të katër futbollistëve të njohur të Ligës Premier te Barcelona për verën e…
Milani vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e Bruno Fernandesit nga Manchester Unitedi, ndërsa situata kontraktuale e mesfushorit portugez…
Reshjet e fundit të shiut kanë rikthyer problematikat në tunelin e Shkopetit, ku uji rrjedh përgjatë gjithë gjatësisë së tij,…